“Poshtë kamionit shkoi në Angli tani ka hemorragji”, Sejko publikon videon e frikshme: Çfarë do të bëje në vend të Besit z.Kryeministër?

Genc Sejko, i njohur ndryshe si “Njeriu Meme”, i cili organizoi protestën 3 ditore të Diasporës para Kryeministrisë, u shfaq i përlotur teksa tregonte vuajtjet e një 18-vjeçari, i cili kishte qëndruar në aksin e një kamioni i cili ecte me shpqjtësi marramendëse, vetëm për të kaluar në Angli.

Sot ai ka postuar një video të një emigranti, i cili ndodhet poshtë kamionit, po në aksin e tij, duke kaluar për një “tokën e premtuar”, Angli.

Bashkëngjitur videos së frikshme, Sejko tregon se Besi është i riu që kishte kaluar në këtë mënyrë, por që tashmë ishte i sëmurë dhe kishte hemorragji të brendshme e për shkak se nuk ka dokumente nuk mund të shkojë as në spital. Në të tillë situatë, i pyet Kryeministrin Edi Ra se çfarë do të bënte ai po të ishte në vend të Besit.

“Zoti Kryeministër të prezantoj me Besin. Sot e takova këtu në Londër. Perveç vuajtjeve që ka kaluar për të ardhur këtu Besit i është shtuar edhe një vuajtje tjetër. Ai ka ditë që nuk është mirë me shëndet. Ka hemoragji të brëndëshme por nuk shkon dot në spital sepse është ilegal. Çfarë do bëje ti zoti kryeministër nëse do ishe në vënd të Besit?”, – shkruan Sejko.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne