“Poshtë qeveria neoballiste Rama”, shpërthejnë nostalgjikët e Enverit

Veteranët e luftës antifashiste nacional çlirimtare kanë zhvilluar homazhe në varrezat “Dëshmorët e Kombit” ditën e sotme.

Me pankarta në duar dhe me foton e ish-diktatorit Enver Hoxha ata kanë përkujtuar luftën antifashiste. Të indinjuar me ceremoninë shtetërore për varrimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit kanë bërë thirrje kundër qeverisë Rama duke e quajtur neoballiste.

“Poshtë qeveria neoballiste e Edi Ramës”, deklaruan ata duke akuzuar Mid’hat Frashërin si tradhtar që masakroi shqiptarë duke i çuar në kampet e përqendrimit nazist.

Sipas tyre Enver Hoxha është një udhëheqës gjenial që shpëtoi Shqipërinë.
“Shqipëria u rreshtua në krah të fituesve falë udhëheqësit gjenial Enver Hoxha, Shqipërinë e priste copëtimi territorial ashtu siç ndodhi me vendet e tjera, lavdi luftës nacional-çlirimtare”, u tha ndër të tjera.

Mes pankartave ishte dhe ajo “Bularati është Shqipëri”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne