Prania e Izraelit edhe në pjesën më të vogël të tokave palestineze është e paligjshme

Një nga anëtarët më të lartë të Hamasit, në një intervistë me Agjencinë e Lajmeve Tesnim, u shpreh: Ne duam që Irani, duke e zhvilluar konferencën islamike, t’a dënoj Amerikën për shkak të vendimit të saj për të zhvendosur ambasadën e saj nga Tel Aviv në Jeruzalem.

Në një deklaratë të fundit të bërë nga zyrtarët amerikanë dhe izraelitë u tha se ambasada amerikane do të zhvendoset nga Tel-Aviv në Jeruzalem më 14 maj. Arsyeja për zgjedhjen e 14 majit për zbatimin e kësaj është përvjetori i ditës së Nakba, përvjetori i themelimit të shtetit të Izraelit, në vitin 1948. Trump e shpalli Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit në një deklaratë të bërë në Shtëpinë e Bardhë, të mërkurën me 6 dhjetor dhe kishte udhëzuar kabinetin e tij për të kryer punët e nevojshme për të lëvizur ambasadën amerikane nga Tel-Avivi në Jerusalem.

Lidhur me këtë çështje, Agjencia e Lajmeve Tesnim intervistoi Mahmut al-Zehar, një nga zyrtarët e lartë të Hamasit në Palestinë.

Prania e Izraelit në tokat palestineze është e paligjshme

Mahmut al-Zehar, lidhur me reagimet e palestinezëve ndaj vendimit të Uashingtonit për të lëvizur ambasadën amerikane nga Tel-Avivi në Jeruzalem u shpreh: Së pari dua t’a them këtë; më tepër se vendimi për zhvendosjen e ambasadës amerikane në këtë mënyrë, çështja jonë kryesore është se prania e Izraelit është e paligjshme dhe në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, pra prania e Izraelit në tokat palestineze është e paligjshme dhe së bashku me këtë, nëse Amerika e njeh zyrtarisht Jerusalemin Lindor dhe Perëndimor si kryeqytetin e Izraelit, ajo përfshihet në vrasjet e kryera; çfarëdo që të bëhet, qëndrimi ynë mbi këtë çështje nuk do të ndryshojë dhe ne nuk e pranojmë që Amerika të ketë një ambasadë as në perëndim dhe as në lindje të Jeruzalemit, sepse kjo tokë i përket palestinezëve, arabëve dhe myslimanëve. Ne dënojmë të gjitha përpjekjet ekzistuese diplomatike për t’a shfaqur këtë regjim si një regjim legjitim nëpërmjet normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin.

Normalizimi i marrëdhënieve të arabëve me Izraelin është në kundërshtim me Islamin

Gjatë rrjedhës së deklaratës së njërit nga zyrtarët e lartë të Hamasit, duke vënë në dukje tradhëtinë e disa regjimeve arabe duke i ndihmuar Amerikës në zbatimin e marrëveshjes së njohur si “Marrëveshja e Shekullit” dhe nevojën e unitetit Islam, u shpreh: Uniteti Islam është dëshira jonë më e madhe gjatë periudhave të fundit, sidomos që nga viti 2006 dhe jo vetëm arabët, por i gjithë umeti islam duhet të jetë unitet në çështjen e Izraelit. Uniteti i umetit islamik do të ndryshojë abstenimin e arabëve në çështjen palestineze dhe është në kundërshtim me Islamin që arabët të normalizojnë marrëdhëniet e tyre me Izraelin; së bashku me këtë, nëse të gjithë muslimanët në botë bashkohen pa bërë diskriminime sektare dhe racore, do të formohet një forcë të madhe kundër vrasjeve të Izraelit. Palestina dhe Jerusalemi janë të shenjta si Meka dhe Medina. Shpresoj që vendet islamike të bashkohen dhe të organizojnë një konferencë për të mbështetur Palestinën dhe se Irani e tregon vullnetarisht kandidaturën e vet lidhur me përpjekjet për zbatimin e këtyre kërkesave. Ne duam që Irani duke organizuar një konferencë islamike, të dënojë Amerikën dhe Izraelin.

Rezistenca është një çështje e veçantë nga interesi kombëtar

Në fund të deklaratës së tij, duke u shprehur se palestinezët kanë bërë përgatitje në një intifadë të madhe pas këtij hapi të Amerikës kundër Jeruzalemit, lidhur me paqen kombëtare palestineze Mahmut al-Zehar tha: Bregu Perëndimor është nën pushtim dhe palestinezët duhet ta mbrojnë këtë rajon kundër pushtuesve. Sigurisht, njësia autonome nuk i lejon palestinezët të rezistojnë këtë rajon dhe ky qëndrimi i tyre është jashtë interesave kombëtare dhe nuk mund të ketë një ide të përbashkët midis grupit që bashkëpunon me Izraelin dhe neve që i’u rezistojmë pushtuesve.

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne