Pranvera Ballkanike? Pse ngrihen popujt ndaj autokratëve Rama, Vuçiç, Gjykanoviç…

Andreas Ernst, korrespondet për shumë vite nga Beogradi për të përditshmen zvicerane  “Neue Zürcher Zeitung” teksa i bën një analizë situatës në Ballkan, protestave që zhvillohen në Shqipëri, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, shtron pyetjen: Po vjen “Pranvera ballkanike”?

Ernst shkruan se arsyet e protestave janë të ndryshme, por kanë shumë ngjashmëri.

“Ndërsa mijëra qytetarë thërrasin për abdikim të “Sistemit Vuçiç” në Beograd, protesuesit në Mal të Zi kanë kërkuar dorëheqjen e Presidentit Millo Gjukanoviç. Në Shqipëri studentet e nisën protestën në dhjetor, para se opozita të niste betejen për fundin e sundimit të Edi Ramës me bojkotin e parlamentit. Në Bosnje dhe Hercegovinë, në Banja Lluka, protestat kundër lidershimit dhe politikës qeveritare të Millorad Dodik kanë thuajse një vit që po zhvillohen” – e nis artikullin e tij Ernst mbi situatën në Ballkan.

“Tharmi i protestës nuk vjen nga partitë opozitare por nga shoqëria e cila në demonstratë paraqitet si ‘shoqëri civile’. Simboli armiqësor që mbajnë lëvizjet heterogjene bashkë janë udhëheqësit autoritarë, të cilët në këto vende për shumë vite dominojnë skenën politike. Demonstruesit shumë pak gjëra i bashkojnë, përveç dëshirës që të përzënë nga qeverisja të fortit e urryer” 

“Fara e mbjellë që shkakton frustrim në këto vende është shumë e ngjashme: arsye ekonomike dhe politike. Ekonomia është në stanjacion përballë papunësisë së madhe, krahu i kualifikuar i punës me shumicë emigron. Sistemi politik është nominalisht demokratik, por mungojnë mekanizmat kontrollues që bëjnë demokracinë liberale.

Ekzekutivi vendos për çdo gjë, i inkorporuar në autokratët Vuçiç, Rama, Gjukanoviç dhe Dodik. Parlamentet animojnë vendimet e tyre, sistemi i drejtësisë nuk guxon të jetë i pavarur. Shumica e mediave censurohen nga qeveria. Zgjedhjet në këto kushte janë plebishit bosh përmes së cilëve udhëheqësit legjitimojnë fuqinë e tyre”, shkruan Ernst.

Më tej Andreas Ernst shkruan se: “Në secilin shtet, protestuesit kanë shumë pak besim tek opozita zyrtare. Shumë prej tyre dyshojnë se opozita zyrtare është alternativa më e mirë drejtë status quo-s. Të zhgënjyerit kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, por me kushtet aktuale kjo është thuajse e pa mundur”. 

“Protesta e studentëve shqiptarë u shkaktua nga tarifat e larta të universiteteve, por që shumë shpejt pati vëmendjen e duhur, duke ulur arrogancën e lidershipit të Ramës. Fakti që tashmë në skenë është opozita,  shkakton bezdisje tek shumë student”, shkruan Ernst.

Analizën për “Neue Zürcher Zeitung” e përfundon me “ngatërrimin” e Bashkimit Europian për protestat. Zëdhënësja e Komisionit Europian Maja Kocijançiç në fillim të javës u shpreh se nuk kemi të bëjmë me “Pranveren e ballkanit” sepse protestat kanë karakteristika të ndryshme. Dhe si gjithmonë, shprehet Ernst, “zëdhënësja nxjerr hajmalinë e BE-së, që rajoni ka ‘perspektive te qarte europiane’, nëse vazhdon me tutje te reformohet.” – e mbyll analizën e tij Adreas Ernst.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne