Prap Edi Rama në Londër! Habitet gazetari anglez: E pabesueshme! Ke ndjekur të gjitha samitet!

Për një koordinim më të mirë të investimeve në vendet e Ballkanit Perëndimor, BERZH ka organizuar deri tani tre samite, të parin në vitin 2014, të dytin në 2016 dhe të tretin në 2018-ën.

E përbashkëta e tre samiteve është që Shqipëria u përfaqësua nga Edi Rama. Nga viti 2014, kryeministrat e vendeve të tjera kanë ndryshuar.

Shikoni fotot më poshtë të të tre samiteve në Londër, për të bërë dallimin.

Samiti ne Londer ne vitin 2018
Samiti ne Londer ne 2016
Samiti ne Londer ne 2014

Kjo ishte arsyeja që gazetari britanik që intervistoi Edi Ramën u habit kur e pa sërish në Londër.

“Edi Rama! Përshendetje! Jemi live! Jam me shumë fat që kam këtu kryeministrin shqiptar Edi Ramën. Faleminderit që ndalove. Është Samiti i tretë për ty! E pabesueshme! Mendoj se je i vetmi që i ke ndjekur të gjitha samitet” kanë qenë fjalët e para të gazetarit.

“Pse është e pabesueshme!! Unë mendoj që është Ok, është normale. Nuk është e pabesueshme” tha Rama që e vazhdoi përgjigjen me fjalët “është fillimi i një historie të re…”

 

Rama u emërua Ministër i Kulturës për herë të parë në vitin 1998. Pastaj qëndroi për 11 vjet kryetar bashkie në Tiranë. Për 2 vjet priti të rikthehej në pushtet, duke mbajtur postin e kryetarit të Partisë Socialiste. Që nga 2013 është kryeministër, duke arritur këtë vit rekordin e të qënit 18 vjet në pushtet që pas “rënies” së sistemit komunist.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne