Prapaskenat e negociatave/ Si rrëzoi Rama paketën “McAllister+”

Zbardhen disa prej prapaskenave të negociatave mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha për zgjidhjen e ngërçit politik ku është vendi.

Sipas burimeve pranë të dy kampeve kryetari i PD-së Lulzim Basha pas angazhimit në takimin me Hoyt Brian Yee iu rikthye paketës McAllister. Burimet thanë se ai kishte përpiluar një listë me pika ku palët mund të gjenin marrëveshje. Kjo do të konsiderohej edhe përgjigjja e tij për këtë paketë.

Burimet thone se kreu i opozitës Basha pas takimit me aleatët ia ka dorëzuar përgjigjen e tij Ramës që në orën 12.00 duke i lënë afat Ramës deri në orën 16.00 të kthente një përgjigje. Kreu i qeverisë është përgjigjur rreth orës 19.00 duke e refuzuar paketën “McAllister”.

Madje Rama ka bërë një hap pas edhe në gjëra që ai i ka pranuar më herët siç ishte zgjedhja e një zv.kryeministri të propozuar nga opozita. Rama ka hedhur poshtë çdo mundësi të shtyrjes së datës së zgjedhjeve duke mbështetur vetëm 18 qershorin. Rama ka ofruar vetëm 2 ministra pa portofol në qeveri. Tashmë pritet reagimi SHBA nëpërmjet ambasadorit Donald Lu.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne