Prefekti dhe Myftiu i Korçës ndërhyjnë dhe zgjidhin çështjen e strehimit të dy pleqve të braktisur

Prefekti i Korçës Dhori Spirollari dhe Myftiu Ledian Cikalleshi, aritën të venë në rrugën e zgjidhjes problemin e dy të moshuarve të braktisur në Korçë. Fadil dhe Lumturie Mane, të moshës 82 vjeç secili, do të strehohen përkohësisht në një banesë . Dy të moshuarve u garantohet ushqimi dhe kushtet e nevojshme gjatë këtij akomidimi provizor. Një zgjidhje më afatgjatë, është propozuar dërgimi I këtij çifti pleqsh në një azil për të moshuar. Por, gjithshka do të vendoset nga bashkëpunimi I institucioneve tashmë për fatin e dy të moshuarve që duket se nuk do të mbeten më në rrugë./ korcareport

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne