Prej 30 vjetësh kujdeset për macet e Al Aksa-së, ja nga e merr frymëzimin

Emri i tij është Ghassan Younis, por njerëzit e Jeruzalemit e quajnë atë “Ebu Hurejre”, që në gjuhën arabe e ka kuptimin “Babai i maceve”.

Younis kujdeset për macet përreth Al Aksa-së dhe i ushqen ato për më shumë se tridhjetë vjet duke fituar një reputacion për bujarinë e tij. Ai është gjithashtu i njohur për mirësinë e tij ndaj banorëve, në veçanti ndaj fëmijëve.

Në një intervistë ai deklaroi se ai ishte frymëzuar nga Ebu Hurejra i vërtetë, i njohur ndryshe si Abdul Rahman Ibn Sakhir, shok i afërt i Profetit Muhamed, i cili mu pse i kishte qejf dhe kujdesej për macet, quhetj i tillë.

“Si muslimanë është e rëndësishme që kurrë të mos nënvlerësojmë çfarëdo vepre të mirë ndaj cilësdo prej krijesave të Zotit”, thotë Younis, ku shton se frymëzimin për këtë përkujdesje ndaj maceve gjendet dhe në një prej rrëfimeve të Profetit Muhamed:

“Ndodhi me një njeri që iu shtua etja duke ecur në rrugë. Gjeti një pus, zbriti në të dhe piu ujë. Kur doli pa një qen që gulçonte dhe hante dheun e lagur nga etja. Burri tha: ‘Këtij qeni i është shtuar aq shumë etja sa ç’mu shtua edhe mua”. Zbriti në pus, e mbushi çizmen me ujë, pastaj e kapi me gojë derisa u ngjit dhe i dha qenit ujë. Allahu e lavdëroi dhe e fali’. Thanë: ‘O i Dërguar i Zotit, a kemi ne shpërblim dhe kur kujdesemi për kafshët?’ Tha Profeti: “Po, për çdo kafshë të gjallë që i shërbehet ka shpërblim’”, e kompleton “Babai i maceve” në Al Aksa motivin e përkujdessjes së tij. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne