Premtimi i fushatës demokratike amerikane: Një tjetër luftë

Ne të gjithë e dimë se Presidenti Trump është një mashtrues. Nuk mendoj se duhet të lodhemi duke theksuar faktet e shumta që e vërtetojnë këtë, pasi ai bën vetë një punë aq të admirueshme për ta dëshmuar këtë. Por ajo që me të vërtetë duhet të kuptojmë është kjo: i ashtuquajturi fraksioni kundërshtar i Partisë Demokratike ka provuar të jetë jashtëzakonisht i paaftë për ta kundërshtuar atë.

Së pari, ata kanë qenë duke u marrë me të njëjtën histori të “Rusisë” dhe Trumpit për javë të tëra, me premtime të pafundme të zbulesave të gatshme për fajësim. Jimmy McDingle thotë se Trumpi është fajtor! Ky djalë njeh një djalë i cili njeh një djalë, kushëriri i së cilit tha se kishte dëgjuar një bisedë dhjetë vite më parë midis Trumpit dhe Putinit! Oh të lutem! Vërini kapak këtij muhabeti tani! Hillari humbi! Rrituni dhe jepini fund kësaj!

Ndërkohë, ku janë thirrjet e Partisë Demokratike në Gjykatën e Lartë për të ndryshuar ndalimin e udhëtimit kundër muslimanëve? Ju e dini që ndalimi i udhëtimit është një gjë e vërtetë, apo jo? Saktë. Egoja e dëmtuar e Hillarit është më e rëndësishme. Për më tepër, asgjë nuk është bërë për të nxjerrë disa kandidatë për zgjedhjet e vitit 2018, për të mos thënë asgjë për një sfidues të suksesshëm për Trumpin në vitin 2020.

Ata duket se mendojnë se mundja e Trumpit në vitin 2020 do të jetë më e lehtë se sa marrja e karameleve nga një fëmijë. Eh! Kjo është ajo që ata mendonin edhe për zgjedhjet e vitit 2016 dhe shikoni se çfarë ndodhi! Ata rrinë dhe vazhdojnë të flasin për Rusinë deri aty saqë disa kanë thënë se ne jemi në luftë me Rusinë dhe duam luftë me Rusinë. Dhe e gjithë kjo histeri mbi Rusinë dhe pohimet e pajustifikuara për Rusinë që ka ndërhyrë në zgjedhje më kujtojnë diçka.

E mbani mend kur Bushi tha se Iraku kishte armë të shkatërrimit në masë? Ju kujtohet kur ai tha se Saddami po ndërtonte një armë bërthamore? Shtetet e Bashkuara pushtuan Irakun dhe ndodhi një luftë kataklizmë ku dhjetëra mijëra irakienë vdiqën. Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk mund të na thotë me të vërtetë se sa irakienë vdiqën për shkak të një gënjeshtre. Për shkak të një gënjeshtre. Dhe e them përsëri: Për shkak të një gënjeshtre!

Ata thonë tani, “Oh, por raportet e zbulimit thanë se Saddami po ndërtonte një armë bërthamore! Ishte një gabim!” Jo! Gabim është kur bën diçka që nuk rezulton në një luftë që ende po shkakton dhjetëra mijëra vdekje deri në ditët e sotme. Një tragjedi e shmangshme dhe një krim lufte është ajo përkufizon pushtimin e Irakut. Dhe ja ku janë demokratët të cilët pretendojnë se e dinë të vërtetën, fiks në gjetje akoma më shumë absurde të bazuara në “Raportet e inteligjencës që themi se ekzistojnë, por nuk do t’ja tregojmë askujt, sepse ne nuk i kemi ato, por e dimë se ekzistojnë dhe që tregojnë se Rusia ka ndërhyrë në proçesin e votimit!” Jo! Jo një luftë tjetër për një tjetër gënjeshtër!

Shtetet e Bashkuara me të vërtetë po luajnë me zjarrin kësaj radhe. Rusia nuk është Iraku. As nuk është Siria ku avionët e tyre mund të fluturojnë, të lëshojnë bomba pa u ndëshkuar, dhe të kthehen mbrapa për një pije të ftohtë dhe TV. Rusët jo vetëm që mund t’i qëllojnë këta avionë, por mund të shfarrosin edhe lëshuesit e avionëve nga të cilët janë nisur. Por e dini çfarë: Që nga fillimi i Luftës së Ftohtë, ushtria e Shteteve të Bashkuara gjithmonë e ka ditur se nuk mund ta mposhtë Rusinë në një luftë konvencionale. Përdorimi i armëve bërthamore taktike ishte gjithnjë ajo që duhej përdorur për të penguar avancimin e armaturës së atëhershme sovjetike dhe të këmbësorisë së mekanizuar në Evropën Perëndimore, nëse do e pushtonin.

Asgjë nuk ka ndryshuar. Rusia ende i tejkalon Shtetet e Bashkuara në tanke dhe trupa. Rusia ka një forcë ushtarake dhe ajrore. Dhe mijëra armë bërthamore. Mendoj se platforma e Partisë Demokratike tani është: “Ne mund të fillojmë luftërat bazuar në inteligjencën e rreme po aq mirë sa djemtë e tjerë! Votoni për ne!” E pështirë. Të dyja partitë politike të SHBA-së paraqesin një rrezik të qartë për paqen botërore dhe duhet të shpërbëhen. Dhe kontrolli i ushtrisë amerikane duhet të hiqet prej tyre para se të jetë tepër vonë. Sepse nuk është vetëm Trumpi këtu që po e provon veten se është i çmendur. Janë edhe demokratët e të ashtuquajturës partia e opozitës.

Jack Perry

/ © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne