Preshisti Tritan Shehu sulmon kinezet. Alarm kinezofobik nga katoliku i Lushnjes!

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i njohur si Tritan Preshi,  përmes një statusi në Facebook shfaq racizem kundra kinezeve duke e quajtur “paraqitje skandaloze “valëvitjen e flamurit kinez përkrah atij shqiptar në aeroportin “Nënë Tereza”.

Ai pretendon për një tentativë të zhvendosjes drejt Lindjes të Shqipërisë, e cila edhe po te ishte e vertet nuk do te kishte asgje te keqe.  Me tej ai fantazon për marrëveshje të mundshme okulte të cilat siç thotë, ndryshe nga çdo vend europian që krahas flamurit të tyre kombëtar lënë të valëvitet flamuri europian, bëjnë që Shqipëria të dalë nga kjo rrjedhë. Tritan Shehu, pas konvertimit te tij ne katolik, eshte nje nga zerat me agresiv kunder Islamit, Turqise, Rusise e  Kines.

 

STATUSI I PLOTË

Pamjet e aeroportit te Tiranes flasin per nje tentative cvendosje drejt Lindjes se Shqiperise.

Ne hyrje te aeroportit te Rinasit, atje ku cdo shtet sovran vendos vetem flamurin e tij, valeviten ata shqiptare e kineze.
Ne vendet e BE flamuri kombetar aty shoqerohet me ate europian, gje qe duhej te ndodhte edhe te ne si vend “Kandidat”.
Por krejt ndryshe, ne mungese dinjiteti, orientimi, apo si pasoje e mareveshjeve okulte, Rilindja ben qe ne “porten” e Shqiperise, te prezantohemi me flamurin kinez…si dikur!
E pa tolerueshme kjo per cdo shtet (jo bananesh), pavaresisht koncesioneve ekonomike.
Mbasi po detyron te largohen kompanite perendimore, mbasi prej 6 vitesh nuk ka investime te tilla, kjo qeverisje po deformon edhe simbolikat ne pikat tona strategjike te prezantimit, sic eshte aeroporti “Nene Tereza”.
Ky eshte nje sinjal politik i perseritur ne kundershtim me interesat e orientimin tone kombetar drejt Europes e Perendimit, eshte nje arrogance e provokacion ndaj partnereve tane strategjike, ShBA e BE.
Shqiptaret nuk duhet ta lejojne kete paraqitje skandaloze te Shqiperise!

Whatsapp Image 2019 02 03 At 09.19.33

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne