Presidenca e Iranit: Të zbatohen pa humbur kohë marrëveshjet e bashkëpunimit ekonomik me fqinjët

Sipas një komunikate me shkrim nga Presidenca e Iranit, Këshilli i Lartë i Koordinimit Ekonomik u mblodh në kryeqytetin Teheran nën drejtimin e Presidentit Hassan Rouhani.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin Kryetari i Kuvendit të Iranit Ali Larijani, kreu i Pushtetit Gjyqësor Sadeq Larijani, ndihmëspresidenti Eshaq Jahangiri, ministri i Minierave dhe Tregtisë Reza Rahmani, si dhe guvernatori i Bankës Qendrore Abdunnaser Hemmati.

Komunikata sqaron se gjatë takimit në fjalë janë vlerësuar marrëveshjet e bashkëpunimit ekonomik, import-eksportit dhe investimeve të përbashkëta me shtetet fqinje, si dhe është theksuar që këto akorde të vihen në zbatim sa më parë të jetë e mundur./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne