Presidencialet në Francë – Si e shikojnë kandidatët të ardhmen e BE-së?

Çështja evropiane po trondit ndarjet tradicionale. Më poshtë vijojnë çështjet kryesore në lidhje me Bashkimin Evropian (BE) në programet e 11 kandidatëve për presidencialet franceze.

– François Fillon, Partia Republikane

– Krijimi i një direktive politike në zonën euro

– Rimëkëmje e grupit franko-gjerman

– Rinegocim i marrëveshjeve të Schengen-it për kontrolle të shtuara në kufijtë e BE-së

– Kundërshtim i rregullave të CEDH (Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut) për të drejtën e marrjes së azilit apo GPA (Metodat e riprodhimit të asistuar)

– Dekretim i sanksioneve ekonomike kundër Rusisë

– Benoît Hamon, Partia Socialiste –

– Ngritja në zonën euro e një asambleje me buxhetin e vet, në sajë të një takse mbi transaksionet financiare

– Rigrupim i mjeteve financiare me qëllim uljen e borxhit evropian

– Përcaktimi i page minimale evropiane

– Pezullim i menjëhershëm i zbatimit të CETA-s (traktat i tregtisë së lirë BE-Kanada)

-Rishikimin i direktivës për punonjësit e deleguar

– Marine Le Pen, Fronti Kombëtar –

– Negocim në Bruksel për daljen nga euro dhe rikthim i kufijve kombëtar pas daljes nga hapësira Schengen. Në përfundim të negociatave, referendum për qëndrimin në BE

– Pezullimi i direktivës së punonjësve të deleguar

– Refuzim i traktateve të tregtisë së lirë CETA dhe TAFTA (traktat i tregtisë së lirë BE-SHBA)

– Emmanuel Macron, Në Lëvizje! –

– Promovimi në të gjithë Bashkimin Evropian, pas zgjedhjeve gjermane të vjeshtës 2017, i konventave demokratike që do të përfundojnë me një projekt të miratuar nga të gjitha vendet që e dëshirojnë një fakt të tillë

– Një buxhet, një parlament dhe një ministër të Financave për eurozonën

– Kufizim deri në një vit të afatit të autorizuar për qëndrimin e punonjësve të deleguar

– Krijimi i një force me 5 000 roje kufitare evropiane

– Ruajtja e aksesit në tregjet publike evropiane në sipërmarrjet që lokalizojnë së paku gjysmën e prodhimit të tyre në Evropë

– Fonde Evropiane për Mbrojtjes që do të financojnë ekipet e përbashkëta ushtarake

– Kontroll të investimeve të huaja në Evropë

– Jean-Luc Mélenchon, ‘Franca e pamposhtur‘ –

– Negocimi me BE për ndryshim të traktateve evropiane. Fundi i pavarësisë së Bankës Qendrore, pezullim i paktit financiar evropian, zhvlerësim i euros në raport me dollarin

– Plani B, nëse dështojnë negociatat, dalje nga traktatet evropiane pas referendumit

– Distancim nga marrëveshja e CETA

– Kandidatët e tjerë

– Nicolas Dupont-Aignan, Në fillim Franca, zëvendësim i BE nga një Bashkësi e shteteve evropiane, mbajtja e një monedhe të përbashkët por jo të vetme

– Philippe Poutou, Partia e re antikapitaliste: për një Evrop të popujve dhe punonjësve

– Nathalie Arthaud, Luftë e punëtorëve: krijimi i shteteve të bashkuara socialiste të Evropës

– François Asselineau: dalje nga BE dhe euro

– Jacques Cheminade: dalje nga BE dhe euro

– Jean Lassalle: rigjetja e formave të reja të ndryshimit në Evropë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne