“President edhe për PD-në”, Meta i përgjigjet për herë të parë Ramës

Deklaratave të Edi Ramës se Ilir Meta është më shumë me PD-në, por jo i PD-së, Presidenti i zgjedhur i ka cilësuar si akuza të pavërteta.

“Jam akuzuar shpesh se jam aq i disponueshëm për të përkrahur opozitën sa jam akuzuar se s’kishin ku te gjenin president më të afërt me PD-në, gjë qe mendoj se s’është e vërtetë. Siç me tha Namik Dokle president më socialist se ty vështirë të gjenin”,- tha Meta gjatë fjalës në Komitetin Drejtues Kombëtar të LSI.

Edi Rama, pak ditë më parë në emisionin “Top Story”, u shpreh: “Sot unë jam shumë i qetë përpara shqiptarëve, sepse realisht president më me PD-në, por jo i PD-së, sesa Ilir Meta ne nuk mund të gjenim dot as në PD”.

Share

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne