Presidenti e politika në alarm: Mbërrin nga SHBA “rrëfimi” te DEA amerikane i sekretarit të Ilir Metës për trafikun e drogës e krimet, Almir Rrapi

Eshtë shkruajtur shpesh për të penduarin e drejtësisë Amerikane, Almir Rrapi. Nëse ndokush nuk e ka dëgjuar emrin e tij, e ka harruar ose nuk do që ta përmendë, jemi të detyruar të shpjegojmë në krye të herës se Almir Rrapi ka qenë sekretar i ish ministrit të Jashtëm e ish zv.kryeministër Ilir Meta. I cili sot është Presidenti i Republikës dhe vijon të drejtojë me dorë të hekurt, ndonëse të shkrirë, Këshillin e Lartë të Drejtësisë në Shqipëri.

Almir Rrapi u arrestua dhe u gjykua nga drejtësia amerikane për pjesëmarrje në bandat më të rrezikshme të SHBA dhe ato shqiptare, që lëviznin trafikun e drogërave të forta dhe kryenin vrasje. Vrasje të cilat kishin një gamë shumë të gjërë, nga vrasjet për çështje droge, dominimi dhe ordinere e deri tek vrasjet politike. Almir Rrapi ishte pjesë e kësaj bande, dhe nëse nuk do të kishte bërë një veprim “ekstra” ai dhe sot e kësaj dite do të qëndronte minimalisht në burgim të përjetshëm. Por Almir Rrapi është jashtë burgut. Kjo erdhi për shkak se ai bashkëpunoi me drejtësinë amerikane dhe në veçanti me DEA-n amerikane të antidrogës, duke marrë statusin e të penduarit.

Ish sekretari i Ilir Metës teksa ka përfituar statusin e të penduarit është rrëfyer tek organet ligjzbatuese amerikane për të gjitha aferat e drogës së realizuar në Shqipëri me urdhër të Metës dhe në veçanti të bashkëshortes sot kryetare e LSI Monika Kryemadhi. Pasi ka qënë me statusin e transportuesit të lëndëve narkotike të forta, kryesisht kokainë për llogari të çiftit Meta-Kryemadhi.

Duke qënë se ishte dhe jashtë “radarëve” të organeve ligjzbatuese shqiptare për shkak të fuqisë së madh politike e ekonomike të Metës. Por me statusin e të penduarit, Almir Rrapi ka rrëfyer gjithçka për krimin për llogari të Metës ndërkohë që tashmë jeton i lirë në SHBA bashkë me familjen e tij, me gjeneralitete të ndryshuara.

Nga ana tjetër, teksa ligji i Vettingut dhe Reforma në Drejtësi pritet të implementohen në një kohë sa më të afërt, mësohet se dosja me rrëfimin e Almir Rrapit, sekretarit të Ilir Metës ka arritur nga SHBA në Tiranë. Dhe do të përdoret në favor të futjes në burg të “peshqve të mëdhenj”, siç ka deklaruar dhe ambasadori amerikan Donald Lu.Nuk bëhet fjalë vetëm për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin si të implikuar në këtë dosje. Ajo përmban dhe emra të tjerë të politikës shqiptare nga të gjithë krahët politikë. Në fillim dosja po shqyrtohet nga ekspertët ndërkombëtarë për të kaluar më pas në dorën e përfaqësuesve të drejtësisë së re. Që nën asistimin e partnerëve tanë ndërkombëtare pritet që të shkaktojë tërmet në politikën shqiptare dhe më tej. Emri më i rrezikuar është ai i Ilir Metës dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, aktualisht kryetare e LSI. Jo pak rrezikuar janë dhe nga opozita e mazhoranca aktuale./Pamfleti.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne