Presidenti egjiptian Abdulfettah al Sisi ka thënë se ushtria egjiptiane po bashkëpunon me Izraelin në luftën kundër terroristëve në Sina të Veriut.

Sisi bëri këtë deklaratë në kanalin e lajmeve CBS i cili transmetohet në Shtetet e Bashkuara, dhe i gjithë intervistimi do të publikohet të dielën, më 6 janar.

Sipas lajmit të publikuar në web faqen e internetit të CBS-së, Ambasadori i Egjiptit në Uashington, Yasir Rıda, i ka kërkuar drejtuesve të kanalit që të mos publikojnë intervistën, por ky i fundit refuzoi këtë kërkesë.

Pyetjes se “bashkëpunimi midis dy vendeve armike të cilat dikur kanë luftuar kundër njëri – tjetrit mund të komentohet si një konvergjencë”, Sisi u përgjigj kështu:

“Kjo është e vërtetë. Kemi një kuadër të gjerë të bashkëpunimit me Izraelin. Ushtria egjiptiane po lufton kundër një grupi ISIS në gadishullin Sina. Izraelit iu dha leje për të ndërhyrë nga ajri.”

Gjatë intervistës, Sisi u pyet edhe për ndërhyrjen e përgjakshme në sheshin Rabia më 14 gusht 2013. Sisi pohoi seka pasur njerëz të armatosur në sheshin Rabia dhe tha se përpjekjet paqësore nuk patën rezultat.

Ndërkaq pyetjes në lidhje me pretendimet se në burgjet e Egjiptit gjenden më shumë se 60 mijë të burgosur politik, Sisi u përgjigj kështu: “Nuk e di nga e kanë marr këtë numër. Nuk ka të burgosur politik në Egjipt.”

Burimi : Sputnik News/ ML

29