Presidenti i Egjiptit dërgon dosjen e Katarit në Gjermani

Presidenti i Egjiptit ka shkuar në Gjermani për të diskutuar mbi dosjen e Katarit dhe zhvillimet e tjera në rajon.

Abdul’fetah Sisi, pritet të takohet me Angela Merkel kancelare e Gjermanisë. Sot në Gjermani organizohet takimi mes krerëve të këtij vendi dhe krerëve të vendeve afrikane për të ndihmuar në uljen e varfërisë dhe të emigracionit. Në takim me kancelaren gjermane, presidenti Sisi do të japë shpjegime të plota mbi shkaqet e ndërprerjes së marrëdhënieve me Katarin i cili akuzohet nga vendet arabe për mbështetje të terrorizmit. Sipas burimeve egjiptiane, Gjermania ka interesa të përbashkëta ekonomike me Katarin dhe duke qenë se në këtë vend ka rrjedha islamiste, në rast se këto interesa vihen në rrezik atëherë ekziston mundësia që të vihet në rrezik siguria kombëtare e Gjermanisë dhe Evropës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne