Presidenti i Egjiptit viziton Arabinë Saudite

Presidenti i Egjiptit sot ka shkuar në Arabinë Saudite për një vizitë zyrtare dyditore.

Faqja informative “Arabi 21” njoftoi se vizita e Abdulfetah Al-Sisi, presidentit të Egjiptit në Riad, zhvillohet me kërkesë të Selman bin Abdulaziz, mbretit të Arabisë Saudite dhe për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale. Mbreti i Arabisë Saudite disa orë para vizitës së Abdulfetah Al-Sisi në Riad, për të fituar besimin e presidentit egjiptian, ka shkarkuar nga detyra Ahmed Asiri, zëdhënësin e forcave të koalicionit agresor kundër Jemenit të drejtuar nga Arabia Saudite. Al-Sisi kishte kërkuar që Ahmed Asiri të kërkojë falje zyrtare për shkak të deklaratave të tij në lidhje me Egjiptin.

Ahmed Asiri, zëdhënësi i forcave të koalicionit të drejtuar nga Arabia Saudite në agresionin ushtarak të këtij vendi kundër Jemenit, kohë më parë kishte deklaruar se presidenti i Egjiptit kishte bërë një “ofertë” për pjesëmarrjen e në këtë koalicion duke dërguar 40 mijë forca këmbësore në Jemen. Arabia Saudite me mbështetjen e Amerikës dhe të disa vendeve të rajonin në mars të vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit dhe deri më tani ka vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne