Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i uroi të shkuara Kryetarit të Shtetit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i cili u përball me një tentativë për atentat.
Erdoan i telefonoi Kryetarit të Shtetit të Venezuelës, Nicolas Maduro.
Sipas informacioneve të marra nga burimet e presidencës, në bisedën telefonike të zhvilluar mbrëmë, Presidenti Erdoan i uroi Maduros të shkuara për shkak të tentativës së sulmit gjatë ceremonisë së shënimit të përvjetorit të 81-të të formimit të Gardës Kombëtare të Venezuelës.
Bëhet e ditur se Presidenti Erdoan u uroi shërim të shpejtë 7 ushtarëve të gardës kombëtare të plagosur nga shpërthimet./ trt