Presidenti Erdoğan bisedë telefonike me homologun serb Vuçiç

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e presidencës mësohet se në bisedën telefonike të zhvilluar këtë mbrëmje mes presidentëve Erdoğan dhe Vuçiç janë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe si dhe është potencuar rëndësia e ruajtjes së paqes dhe prosperitetit në rajon.

Gjithashtu bëhet e ditur se dy liderët në bisedën telefonike konfirmuan vendosmërinë për të zhvilluar më tej në të gjitha fushat marrëdhëniet Turqi-Serbi.

Po ashtu presidenti Erdoğan dhe homologu i tij serb Vuçiç në bisedë kanë vënë në dukje se viti 2019 është viti i 140 përvjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve si dhe kanë theksuar rëndësinë për mekanizmin e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë të formuar mes Turqisë dhe Serbisë.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne