Presidenti Erdogan i bën thirrje botës për tu vënë në veprim kundër Izraelit

Presidenti, Recep Tayyip Erdogan i bëri thirrje botës që të vihet në veprim kundër Izraelit.

Presidenti dhe njëkohësisht kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), Recep Tayyip Erdogan mbajti një fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij.

Gjatë fjalimit Erdogan i bëri një vlerësim edhe ligjit të shtetkombit të miratuar në kuvendin e Izraelit më 19 korrik.

“Ne ndjejmë në zemrat tona çdo dhimbje që po jetohet në këto troje. Padyshim se vendi më i shtypur në këtë rajon është Palestina. Kemi të bëjmë me një vend, i cili nuk njeh ligje tjera përveç ligjeve të tij”, bëri të ditur Erdogan.

Kreu i shtetit turk shtoi se Izraeli me sulme që ndërmerr me tanke e raketa ndaj civilëve palestinezë, të cilët nuk kanë faj tjetër përveç mbrojtjes së territoreve të tyre, edhe njëherë tregoi se është shtet terrorist.

“Ky ligj tregon pa asnjë dyshim se Izraeli është shteti më sionist, më fashist dhe më racist në botë. Nuk ka asnjë dallim mes obsesionit të Hitlerit rreth racës ariane dhe qëndrimit të autoriteteve izraelite se vendet e shenjta të këtyre trojeve të lashta u përkasin vetëm hebrenjve. Fryma e Hitlerit që çoi botën në shkatërrim është ngjallur tek disa udhëheqës izraelitë”, theksoi Presidenti Erdogan.

Duke i bërë thirrje botës për tu vënë në veprim kundër Izraelit, Presidenti Erdogan tha: “I bëj thirrje gjithë botës islame, botës krishtere, të gjithë shteteve demokratike dhe liberale, institucioneve, shoqërive civile dhe mediave që të mobilizohen kundër Izraelit”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne