Presidenti Erdogan “Lideri më i shquar botëror i vitit”

Sipas votimit të organizuar nga rrjeti mediatik “Rassdnews”, Presidenti Recep Tayyip Erdogan u zgjodh “Lideri më i shquar botëror i vitit”.

“Rassdnews”, që është njëra prej rrjeteve mediatike më me ndikim e botës arabe, publikoi rezultatet e votimit të organizuar me temë “Personalitetet më të shquara në botë në vitin 2018”.

77 për qind nga 300 mijë persona që morën pjesë në votimet e organizuara nga “Rassdnews” zgjodhën Presidentin Erdogan si “Lider më i shquar botëror i vitit 2018”.

Në rendin e dytë të kësaj liste me 52 për qind të votave të marra u radhit ish-Presidenti i zgjedhur i Egjiptit, Muhammed Mursi, i cili u përmbys me grusht shtet.

Krahas Presidentit Erdogan në votime ishin edhe Presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të Rusisë, Vladimir Putin dhe Mbreti i Arabisë Saudite, Selaman Bin Abdulaziz.

Ndërkaq vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll, u zgjodh sir “Ngjarja më e spikatur e vitit 2018”.

Rrjeti mediatik “Rassdnews” i formuar pas revolucionit popullor më 25 janar 2011 në Egjipt, me botime në gjuhën arabe, ajo ka një fuqi mjaftë të përhapur të ndjekësve.

Rassdnews për miliona pasues në botën arabe sjell zhvillimet kryesore në Lindjen e Mesme dhe në botë me në krye zhvillimet në Egjipt.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne