Presidenti Erdoğan mesazh për Ditën e Republikës së Turqisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka publikuar një mesazh me rastin e 29 Tetorit, Ditës së Republikës së Turqisë.

Erdoğan në mesazhin e tij ka uruar të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë brenda dhe jashtë Turqisë, si dhe të gjithë miqtë e tyre që e ndajnë këtë ditë krenarie me ta.

Ai më tej duke përkujtuar të gjithë heronjtë e vendit në krye me themeluesin e Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Atatürk, në 95-vjetorin e shpalljes së Republikës, ka falënderuar të gjithë deputetët që kanë dhënë përpjekje për shpëtimin, zhvillimin dhe fuqizimin e vendit prej ditës së parë e deri më tani.

Erdoğan ka kërkuar mëshirën e Zotit për të gjithë paraardhësit, dëshmorët dhe veteranët që kanë luftuar për atdheun e tyre.

“Kujtimet e shenjta të forcave të sigurisë dhe qytetarëve tanë që kanë humbur jetën e tyre në luftën kundër terrorizmit dhe më 15 korrik përgjithmonë do të jetojnë në kujtimet e popullit dhe identitetin e shtetit tonë”, është shprehur ai.

Presidenti i Turqisë, aeroportin e ri në Stamboll, që do ta hapin për shërbim nesër, e konsideron si një dritë e ndezur për të ardhmen e vendit. “Udhëtimin tonë të madh që është në vazhdimësi historike duke filluar nga Selxhukët në Shtetin Osman e më pastaj në Republikën e re të Turqisë, shpresojmë që me synimet tona të vitit 2023 do ta kurorëzojmë, ndërsa me vizionet tona për vitet 2053 dhe 2071 do t’i përçojmë në një nivel më të lartë”, ka thënë Erdoğan.

Ai ka deklaruar se të gjitha fitoret që kanë filluar nga Malazgirt dhe kanë vazhduar në shekullin e kaluar, Çanakkale, Kut’ul Amare, Dumlupinar dhe Qipron, si dhe qëndrimi njerëzor në Siri janë simbolet e qëndrimit fisnik të popullit të tij.

“Për këtë shkak vendi ynë, edhe pse është ekonomia e 17-të më e madhe në botë, në aspektin e ndihmave humanitare në krahasim me të ardhurat kombëtare gjendet në vendin e parë. Turqia ka qenë vendi i vetëm që ka hapur shtëpitë dhe zemrat ndaj refugjatëve për të cilët të gjithë kanë mbyllur dyert dhe zemrat e tyre, dhe ka përmbushur përgjegjësit njerëzore”, theksoi presidenti i Turqisë, duke treguar se vendi i tij gjithmonë ka qëndruar pranë viktimave në rajon dhe në mbarë botën.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne