Presidenti Erdogan pret kryediplomatin iranian në Ankara, në fokus çështjet dypalëshe dhe Siria

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, priti të mërkurën ministrin e Punëve të Jashtme të Iranit, Mohammad Javad Zarif, i cili realizoi një vizitë të paparashikuar në Ankara.

Siç bën të ditur faqja zyrtare e Presidencës së Turqisë, ky takim zgjati rreth një orë dhe u zhvillua në selinë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet, pa praninë e mediave.

I pranishëm në takim ishte gjithashtu ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

Në vijim, Zarif pati një takim të ndarë edhe me homologun e tij turk.

“Me ministrin e Punëve të Jashtme të Iranit, Javad Zarif, ne vlerësuam çështjet dypalëshe dhe rajonale të agjendës sonë, përfshi këtu edhe zhvillimet në Siri”, bëri të ditur Çavusoglu pas takimit, përmes një postimi në “Twitter”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne