Presidenti Erdogan priti në takim përfaqësuesit e dinastisë Osmane në Francë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan pas kontakteve zyrtare kaloi në ambasadën e Turqisë në Paris.

Këtu ai priti në takim anëtarët e familjes së dinastisë Osmane që jetojnë në Francë gjithashtu pati takime edhe me kryetarin e grupit të miqësisë ndërparlamentare Francë-Turqi të Parlamentit Kombëtar të Francës, deputetin Stephane Teste dhe kryetaren e grupit të miqësisë Francë-Turqi në Senat, Josaine Costes si dhe ish-ministren e Drejtësisë dhe anëtaren e Parlamentit Evropian, Rachida Dati.

Presidenti Erdogan pati edhe takime të ndara me përfaqësuesit e komunitetit turk në Francë dhe të Këshillit Islamik të Francës.

Të gjitha takimet u zhvilluan prapa dyerve të mbyllura.

Në anën tjetër kreu i shtetit turk gjatë kalimit të tij në ambasadën e Turqisë në Paris u prit me entuziazëm nga qytetarët e mbledhur./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne