Presidenti Erdogan publikon një mesazh urimi për Bajramin e Ramazanit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, publikoi të enjten një mesazh urimi me rastin e Bajramit të Ramazanit (Fitër Bajrami).

Erdogan uroi qytetarët turq dhe të gjithë besimtarët për këtë festë të rëndësishme të Islamit që shënon fundin e ramazanit, muaji i mëshirës, faljes dhe shpëtimit nga ndëshkimi i përjetshëm.

Duke uruar që Fitër Bajrami të sjellë mirësi për të gjithë njerëzimin, kreu i shtetit turk paralajmëroi dhe këshilloi të gjithë qytetarët, të cilët do të udhëtojnë me rastin e pushimeve të kësaj feste, që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor.

“Lus Zotin tim që të sendërtoni siç duhet këto ditë bajrami të dashurisë, vëllazërisë, dhembshurisë, përqafimit dhe takimit. Me dëshirën që këto ditë të bekuara të sjellin mirësi për të gjithë njerëzimin, me në krye botën islame, ju përshëndes dhe uroj përzemërsisht Fitër Bajramin”, thuhet mes të tjerash në mesazhin e Presidentit Erdogan./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne