Presidenti Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me mbretin e Arabisë Saudite

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me mbretin e Arabisë Saudite, Selman Bin Abdulaziz Al Suud.

Në bisedën telefonike mes Erdogan dhe Al Suud, janë trajtuar çështjet e marrëdhënieve bilaterale dhe çështja e Sirisë.

Erdogan dhe Al Suud, duke nënvizuar rëndësinë në integritetin territorial të Sirisë si dhe zgjidhjes politike në vend, theksuan se do të jetë e dobishme që të rritet përpjekja e përbashkët dhe bashkëpunimi në këto çështje. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne