Presidenti Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Vladimir Putin

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi një bisedë telefonike me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin.

Në bisedë u shqyrtuan zhvillimet në Siri me në krye Afrinin dhe Idlibin.

Gjatë bisedës, ku u ra dakord për përshpejtimin e krijimit të pikave të reja të vrojtimit në rajonin e tensionimit të reduktuar në Idlib, Erdoani dhe Putini shkëmbyen mendime edhe në lidhje me procesin e Astanës.

Mësohet se dy liderët qëndruan edhe mbi gjendjen njerëzore në Gutën Lindore dhe konfirmuan vendosmërinë për të bashkëpunuar dhe për të vepruan në koordinim për çështjen e Sirisë.

Ndërkaq u vendos që samiti i dytë i liderëve të Turqisë-Rusisë-Iranit të zhvillohet në Stamboll.

Samiti i parë tresh, ku u shqyrtuan zhvillimet në Siri, u zhvillua më 22 nëntor 2017 në qytetin Soçi të Rusisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne