Presidenti grek hipën sipër tankut: Ne nuk kemi frikë nga armiqtë tanë

Qyteti i Janinës, festoi sot 105-vjetortin e Çlirimit, dhe me këtë rast u organizua një paradë ushtarake, ku mori pjesë dhe Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos.

Pavlopulos, gjatë kësaj parade bëri një veprim që nuk ishte parë më parë, pasi hipi sipër tankeve, ku deklaroi se nuk kishte frikë nga asnjë armik.

presidenti grek

 

Edhe pse në një moshë të madhe presidenti arriti që të ngjitej, sipër tankut, ku mbajti dhe një fjalë të shkurtër.

“Ne, grekët, jemi populli dhe kombi i paqes dhe demokracisë, por dimë se si të mbrojmë kufijtë tanë, kur është e nevojshme për ne, integritetin tonë territorial dhe sovranitetin tonë kombëtar”, ishin këto deklaratat e Pavlopulos gjatë festës së Çlirimit të Janinës.

presidenti grek

Nga këto deklarata duhet të ndihen të kërcënuar të gjitha shtetet e rajonit, pasi kohët e fundit Greqia ka marrëdhënie jo shumë të mira.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne