Presidenti grek: Mbështesim integrimin e Shqipërisë, por…

Nga Kroacia, ku ndodhet sot për vizitë dyditore, presidenti grek Prokopis Pavlopulos ka dërguar mesazhe drejtuar Shqipërisë, Maqedonisë dhe Turqisë. Integrimi i këtyre tre vendeve në BE realizohet vetëm me kushtin bazë  të respektimit në tërësi të së drejtës europiane dhe ndërkombëtare, ka theksuar Pavlopulos.

Konkretisht, për Shqipërinë presidenti grek është shprehur “Greqia mbështet perspektivën evropiane, por të qartësojmë se ky hap parashikon respektimin e plotë dhe të sinqertë të së Drejtës Europiane e Ndërkombëtare, çfarë është e vetëkuptueshme. Domethënë, respektimin e të gjitha të Drejtave bazë të Njeriut.

Si rrjedhim, trajtime të ngjashme me të kohëve të fundit kundër minoritetit etnik grek, të cilët nënvleftësojnë brutalisht vlerën e jetës njerëzore apo cënojnë haptazi të drejtat themelore, si për shembull, e drejta e pronësisë, përbëjnë një pengesë të pakapërcyeshme për ecurinë normale të procedurave të Shqipërisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne