Presidenti i Filipineve i bën thirrje ushtrisë: Më fusni plumbin nëse bëhem diktator, nuk bëj shaka

Rodrigo Duterte, presidenti i Filipineve i njohur për deklaratat e tij të forta, ka lëshuar me sazhin e radhës.

Ai ka kërkuar ta qëllojnë për vdekje atë, nëse ndonjëherë ndjek ambiciet diktatoriale dhe qëndron në pushtet më shumë se sa lejon kushtetuta.

“Nëse unë mbaroj dhe dëshiroj të bëhem diktator, më gjuaj, nuk po bëj shaka”, tha presidenti të hënën.

“Nëse e zgjas afatin tim edhe për vetëm një ditë, tani po kërkoj nga Forcat e Armatosura të Filipineve dhe Policisë Kombëtare të Filipineve që të mos më lejojnë mua apo këdo tjetër të biem ndesh me kushtetutën”, paralajmëroi Duterte.

Është një “detyrë solemne” e ushtrisë dhe policisë për të mbrojtur kushtetutën, e cila përcakton një mandat gjashtëvjeçar të vetëm presidencial.

“Është puna juaj për të mbrojtur kushtetutën dhe për të mbrojtur popullin”, tha Duterte. Presidenti tha se ushtarët lejohen të përdorin të gjitha municionet e tyre për ta hequr atë nëse është e nevojshme, raportoi Rappler.

Teksa mandati i tij si president i vendit skadon në vitin 2022, Duterte më parë shpërndau spekulime sipas të cilave do të ndryshonte Kushtetutën e vendit në mënyrë që të siguronte një mandat të dytë presidencial.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne