Presidenti i Greqisë i vë ‘flakën’ marrëveshjes Rama-Tsipras: Çamët pjesë e mizorive naziste, harrojini nëse doni BE-në

Pikërisht në këto moment kur duket se marrëdhëniet mes dy vendeve po kalojnë një “muaj mjalti” dhe në prag të ë ashtuquajturës “marrëveshje historike” që pritet të firmoset në pranverë nga kryeminstrat Rama dhe Tsipras, presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos ka ashpërsuar gjuhën ndaj Shqipërisë dhe pretendimit të Tiranës, për ekzistencën e “çështjes came”. Pavarasësisht se ministri i Jashtëm grek Niko Kotzias ka mohuar të jetë folur për “çështje çame” gjatë bisedimeve me homologun Bushati, kryeministri Rama në daljen e fundit te emisioni i Sokol Ballës, tha se ajo është pjesë e paketës së marrëveshjes. Pikërisht kjo deklaratë duket se “ka nxjerrë nga shinat” presidentin e Greqisë i cili ka folur i përfshirë nga emocionet kundër popullsisë shqiptare çame, duke i hedhur benzinë zjarrit.

“Është e pakonceptueshme, që udhëheqja e Shqipërisë të ngrejë çështje çame. Përveç faktit se kjo çështje nuk ekziston, është më mirë që Shqipëria të mos kujtojë se çfarë do të thotë historia e të ashtuquajturave çamë gjatë periudhës së mizorive naziste në Greqi. Nëse dëshiron të ketë ndonjë perspektivë evropiane. Më vjen keq që jam i drejtpërdrejtë, por në ditë të tilla si kujtimi i holokaustit ata guxojnë të flasin për çamë. Më mirë të mos kujtojmë historinë e atyre, që u shfaqën si çamë në hapësirën greke. Respekti për historinë është baza ndërkombëtare për miqësinë dhe fqinjësinë e mirë”, ka deklaruar Pavlopulos gjatë një vizite të dielën pasdite, në Shtabin e Forcave Ajrore, në Larisa.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne