Presidenti i Kazakistanit propozon projektin për “Qytetërimin Turk”

Nazarbayev shkruan në një artikull që ka postuar në faqen zyrtare të presidencës kazake me titullin “Shtatë anët e stepës së madhe” se Kazakistani është atdheu mëmë i turqve.

“Fiset turke dhe popujt e tyre kanë shkuar nga këtu në vende të ndryshme të botës dhe kanë dhënë kontribute të rëndësishme në proceset historike në vende dhe rajone të tjera”, thotë ai.

Projekti “Qytetërimi turk nga fillimi deri më sot” duhet filluar, tërheq vëmendjen Nazarbajev dhe e vijon kështu artikullin e tij: “Në këtë kontekst në Kongresin Botëror të Turkologjisë, që do të mbahet në vitin 2019 në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, dhe në muzetë e vendeve të ndryshme mund të organizohen aktivitete me temë “Ditët e popujve turq”, ku të ekspozohen veprat e vjetra turke”.

Duke vënë theksin në rëndësinë që ka krijimi i një biblioteke ‘online’ me veprat e përbashkëta turke në “Wikipedia”, enciklopedia e internetit, Nazarbayev thotë se Kazakistani mund të jetë moderatori i kësaj nisme.

Presidenti i Kazakistanit nënvizon nevojën e forcimit të pozicionit të Turkistanit në arenën ndërkombëtare, duke e promovuar qytetin si qendër e re administrative. Ish-kryeqyteti i Kazakistanit nuk është një qendër shpirtërore vetëm e popullit kazak, por është një vend i shenjtë për të gjithë Botën Turke, përfundon Nazarbayev./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne