Presidenti i Maqedonisë: “Ekzistonte respekt dhe mirëkuptim gjatë Perandorisë Osmane”

“Populli turk ka treguar humanitetin e tij duke hapur dyert për katër milionë sirianë”, tha Ivanov gjatë një konference në Stamboll të titulluar “Trekëndëshi i Bermudës së Evropës, Ndryshimi i balancave në Ballkan dhe Turqi”.

“Turqia gjithashtu ka hapur gjithmonë dyert e saj për emigrantët që kanë ardhur nga Kaukazi dhe Ballkani”, tha ai.

Duke kritikuar vendet evropiane për qëndrimin e tyre ndaj refugjatëve, Ivanov tha se “Islamofobia doli në shesh kur Evropa pranoi një milion azilkërkues”.

“Por askush nuk e pyet Turqinë sa para ka shpenzuar për azilkërkuesit deri më tani”, shtoi presidenti maqedonas.

Turqia aktualisht strehon më shumë refugjatë sirianë se çdo vend tjetër në botë.

Vendi ka shpenzuar më shumë se 32 miliardë dollarë nga burimet e veta kombëtare për të ndihmuar dhe strehuar refugjatët që nga fillimi i luftës civile siriane.

Duke kujtuar qëndrimin e Perandorisë Osmane ndaj njerëzve me kultura dhe gjuhë të ndryshme, Ivanovi tha se “Ekzistonte respekt dhe mirëkuptim gjatë Perandorisë Osmane”.

“Kjo do të thoshte respekt ndaj feve dhe traditave të shoqërive të ndryshme. Kjo trashëgimi është ajo që e ka bërë Maqedoninë të jetë ajo që është”, shtoi Ivanov.

Presidenti maqedonas tha se pas rënies së perandorive në botë, Evropa ka caktuar hartat e shteteve të Lindjes së Mesme duke i vizatuar kufijtë me vija të drejta, dhe shtoi se këto vija janë në fakt shkaktari kryesor i konflikteve në Irak dhe Siri.

Ai po ashtu tha se pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane, francezët dhe britanikët hartuan kufijtë e rajonit jo duke i marrë parasysh dëshirat e shoqërive, por sipas dëshirave të veta. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne