Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim të veçantë artisten kuvajtiane, Ebtisam Al Houti, e cila vitet e fundit është e angazhuar për të promovuar në botë një nga karakteristikat dhe vlerat më të mëdha e më të rëndësishme të kombit shqiptar, mikpritjen.

Lajmin për këtë takim e bën me dije vetë Kreu i Shtetit, i cili përmes faqen së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ka publikuar dhe pamje nga ky takim.

Në përshtypjen e tij pas takimit me artisten kuvajtiane, Presidenti Meta shprehet se ka mbetur i impresionuar nga albumi i saj “Shqipëria, bu,zëqeshja e ndritur e mikpritjes”, libri i parë kuvajtian për vendin tonë, një sprovë e lavdërueshme që nxjerr në pah edhe potencialet tona të jashtëzakonshme turistike.

Komenti i plotë i Presidentit Ilir Meta

Një takim i përzemërt me artisten kuvajtiane, Ebtisam Al Houti, e angazhuar vitet e fundit për të promovuar në botë një nga karakteristikat dhe vlerat më të mëdha e më të rëndësishme të kombit shqiptar, mikpritjen.

I impresionuar nga albumi i saj “Shqipëria, buzëqeshja e ndritur e mikpritjes”, libri i parë kuvajtian për vendin tonë, një sprovë e lavdërueshme që nxjerr në pah edhe potencialet tona të jashtëzakonshme turistike.

Mirënjohje përpjekjeve të artistes Al Houti për të forcuar ndjenjat vëllazërore me popullin kuvajtian dhe për të krijuar një guidë për turistët e huaj, si udhërrëfyes për vlerat njerëzore dhe bukuritë përrallore të Shqipërisë.🇦🇱🤝🇰🇼

 

16