Presidenti pakistanez: Turqia, shpëtimtare e Evropës në çështjen e refugjatëve

Presidenti i sapozgjedhur i Pakistanit, Arif Alvi, ka deklaruar se Turqia mban një popullsi të konsiderueshme refugjatësh ndërsa e ka përshkruar vendin si “shpëtimtar” të Evropës dhe vendeve të tjera.

Presidenti pakistanez foli në një intervistë ekskluzive për Anadolu Agency (AA) në Stamboll, ku dhe mori pjesë në hapjen e Aeroportit të Stambollit, i cili është një ndër aeroportetet më të mëdha në botë.

Alvi, një njeri i besuar dhe i afërt i kryeministrit Imran Khan, u zgjodh si president i 13-të i vendit më 4 shtator. Ai është ndër anëtarët themelues të partisë pakistaneze në pushtet Tehreek-e-Insaf (PTI).

Alvi, me profesion dentist, lindi në vitin 1949 në qytetin juglindor Karachi, dy vjet pasi familja e tij migroi në Pakistan pas përfundimit të sundimit kolonial britanik.

Në vitin 2013, Alvi për herë të parë fitoi vend në Asamblenë Kombëtare nga Karachi, të cilin e ruajti deri në zgjedhjet e përgjithshme të 25 korrikut.

Megjithatë, kryeministri e nominoi atë si kandidat të partisë së tij për zyrën e presidentit.

PYETJE: Si do të përparojnë marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Pakistanit në periudhën e ardhshme, veçanërisht në mandatin e ri dhe si do të përparojnë në periudhën e mëtejshme marrëdhëniet dypalëshe?

PËRGJIGJE: Ka disa pika që unë dua të ndaj. Së bashku, Turqia dhe Pakistani ndjekin një politikë të jashtme të pavarur, nuk kanë varësi nga asnjë vend tjetër dhe ndjekin interesat e tyre kombëtare në rajon.

Të dy vendet kanë përvoja të ngjashme, Pakistani në kontekstin e Afganistanit dhe Turqia lidhur me Sirinë. Pakistani strehon refugjatë afganë që nga viti 1980 dhe në një pikë ne strehojmë 3.5 milionë refugjatë (afganë).

Turqia është në një pozitë të ngjashme me atë që strehon një numër të madh refugjatësh sirianë. Ne kemi vërejtur se bota ndonjëherë bëhet indiferente ndaj mirëqenies së refugjatëve dhe vendet pritëse janë lënë vetëm, edhe pse këta njerëz mbetën refugjatë për shkak të axhendës globale të vendeve të fuqishme.

Gjërat mund të kishin ndodhur në një mënyrë më të mirë, nëse luftëra të tilla nuk do të kishte atje. Tani çfarë ndodh shkaku i këtyre luftërave dhe luftimeve të ndërsjella, ka njerëz që jetojnë në varfëri. Ata përballen me urinë dhe prandaj fillojnë të emigrojnë. Turqia është bërë një shpëtimtare që në thelb mbron Evropën nga migrimi i refugjatëve.

Bota nuk ndihmon, por injoron gjendjen e këtyre refugjatëve, ndërsa vendet si këto tonat janë lënë duke trajtuar ndikimin social të këtyre mizorive që ndodhin në kufijtë tanë.

Ngjashëm, Pakistani dhe Turqia kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe Pakistani gjithmonë ka qëndruar pranë qëndrimit të Turqisë ndaj Qipros, historikisht. Cili është qëndrimi i Turqisë ndaj Qipros është qëndrimi i Pakistanit.

Turqia ka qëndruar pranë nesh në çështjen e Kashmirit. Të dy vendet mbështesin njëra tjetrën në të gjitha forumet ndërkombëtare. Turqia na ka dhënë mbështetje për Grupin e Furnizuesve Bërthamor.

Unë vetë isha këshilltar i zgjedhur i Federatës Botërore Dentale dhe kam vizituar Turqinë një herë kur ka pasur një konferencë këtu, dhe Federata Dentale e Turqisë dhe Federata Dentale e Pakistanit kanë votuar gjithmonë së bashku për çdo çështje, pavarësisht se cila ishte ajo çështje.

Pra, mendoj, këto lidhje duhet të forcohen më tej nga tregtia e mirë. Marrëdhëniet vëllazërore janë të vjetra. Duke filluar nga lëvizja Khilafat në fillim të shekullit 20.

Babai im punoi për të, shumë njerëz të tjerë si Muhammed Ali Jouhar, Maulana Muhammed Ali dhe Shaukat Ali, ata punuar për lëvizjen Khilafat. Dhe mendoj se ajo nisi vlerësimin midis nesh.

Për më tepër, Pakistani dhe Turqia kanë qëndrim të ngjashëm mbi reformën e Kombeve të Bashkuara (OKB). Ne jemi pjesë e grupit Të Bashkuar për Konsensus (UfC). Sidoqoftë, lidhjet tona tregtare kanë nevojë për promovim.

PYETJE: Në lidhje me këtë, a planifikon qeveria e re pakistaneze të mbështesë investitorët turq? A do të ndërmarrë hapa për të ringjallur negociatat mbi një Marrëveshje të Tregtisë së Lirë (FTA)?

PËRGJIGJE: Po, të dy vendet ndjekin nënshkrimin e një Marrëveshjeje të Tregtisë së Lirë dhe ka pasur shtatë raunde bisedimesh. Unë jam këtu për të kërkuar nga vëllai im Recep Tayyip (Erdoğan), Shkëlqësia e Tij, presidenti i Turqisë, për çështjen e përfundimit të negociatave sa më shpejtë që të jetë e mundur. Pra, mund të fillojë një tregti shumë e strukturuar. Si Turqia dhe Pakistani përballen me sfida ekonomike, ka pasur zhvlerësim të lirës turke dhe ka pasur zhvlerësim të rupës së Pakistanit. Ne varemi nga njëri-tjetri, të përmirësojmë më tepër ekonomitë tona.

PYETJE: Faleminderit z. President. Ne kemi një çështje të nxehtë këtu në vend. Publiku turk ka vështirësi në kuptimin se pse Pakistani nuk ka ndërmarrë shumë veprime kundër strukturës së FETO-s në Pakistan dhe veçanërisht dorëzimin e shkollave pavarësisht nga të gjitha marrëdhëniet historike që Shkëlqesia juaj përmendi. Pse nuk ka pasur shumë progres në këtë fushë?

PËRGJIGJE: Në zonën time ku kam qenë deputet në të kaluarën, ka pasur shkolla të lidhura me FETO-n. Megjithatë, duke pasur parasysh ndjeshmëritë e qeverisë turke, administrimi i këtyre shkollave u pezullua dhe u transferua në një entitet që dëshironte qeveria turke.

Pra, mund t’ju siguroj se këto janë të gjitha keqkuptime të krijuara. Ndonjëherë ndodh në Pakistan sikur merret ndonjë veprim, personi i dëmtuar shkon në gjykatë dhe qeveria duhet t’i bindet urdhrave të gjykatës, edhe pse qeveria mbron vendimin e saj në seancat gjyqësore.

Vendimet e gjykatës kërkojnë kohë, por për sa më përket mua, kemi një vendim të qartë për t’i dorëzuar këto shkolla tek autoritetet turke.

Kam dëshmuar për intrigat nëpër të cilat ka kaluar Partia AK dhe sfidat përmes të cilave kanë kaluar institucionet demokratike turke.

Pakistani i dha mbështetje të pakushtëzuar Turqisë kur grusht shteti i dështuar ushtarak ndodhi në vitin 2016. Parlamenti i Pakistanit miratoi rezoluta në mbështetje të demokracisë turke dhe udhëheqjes së saj dhe njerëzit e të gjitha partive të delegimit parlamentar në solidaritet vizituan Turqinë për të treguar mbështetjen tonë për Turqinë.

Kam admiruar gjithmonë presidentin Erdoğan. Përderisa Partia AK dhe qeveria e saj po punojnë për popullin, atëherë njerëzit qëndrojnë pas saj. Njerëzit qëndronin para tankeve. Ky është një mësim për të gjithë botën muslimane. Veçanërisht në demokracitë e reja, nëse shërbimet bëhet për të mirën e njerëzve, me ndershmëri, njerëzit mendojnë se ju jeni udhëheqës të vërtetë dhe jeni duke e udhëhequr vendin jashtë krizave… njerëzit qëndrojnë pranë jush. Unë e admiroj presidentin Erdoğan dhe Partinë AK për ato lloj shërbimesh.

PYETJE: Si e vlerësoni raportin midis Pakistanit dhe Afganistani? Sigurisht, ata janë fqinjë. A mund të luajë Turqia një rol në forcimin e lidhjeve dypalëshe të Pakistanit dhe Afganistanit?

PËRGJIGJE: Po, mendoj se Turqia ka luajtur një rol shumë pozitiv duke punuar për paqen në Afganistan. Ringjallja e Pakistanit dhe politika e jashtme turke, e quaj ringjallje, është një mirëkuptim se ne duhet të qëndrojmë në këmbët tona, është mirëkuptim që nuk duhet të diktohet, është kuptimi se marrëdhëniet tona me vendet tjera duhet të bazohen në dinjitetin dhe kërkesat e paqes.

Pakistani mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm në krizën në Afganistan. Ajo që ne kemi thënë për 15 vitet e fundit është se talebanët duhet të futen në ekuacion, vetëm atëherë do të ketë paqe. Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka filluar në të njëjtin proces. Dhe qeveria e Pakistanit mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm në sjelljen e paqes.

Interesi ynë në Afganistan është vetëm paqe. Ne nuk kemi ndonjë interes tjetër. Ne besojmë se është një vend musliman i drejtë pranë kufijve tanë. Ne besojmë se ka kaluar aq shumë trazira me pushtimin sobjetik dhe më pas me përmbysjen e talebanëve dhe më pas me bombardimet e kështu me radhë. Ajo krijon mjerim njerëzor për çfarëdo arsye.

Ne po ashtu besojmë se marrëdhënia jonë me Iranin duhet të jetë e mirë, është edhe vendi ynë vëllazëror. Duhet të mbetet e mirë. Kina është po ashtu mikja jonë në kufi dhe CPEC, Korridori Ekonomik Kinë-Pakistan dhe procese të tjera që lidhin atë rajon me procesin “Një Brez, Një Rrugë” në portin Gwadar.

Ka aq shumë që Turqia mund të investojë në Pakistan duke rritur turizmin. Unë mendoj se në Pakistan ju do të gjeni vendet më të bukura. Për shembull, liqeni Attabad në Hunza Valley, është një liqen natyral dhe i bukur.

Pakistani mund të kërkojë turizëm posaçërisht nga Turqia dhe ndihma turke në Pakistan në zhvillimin e turizmit, investimet turke në Pakistan në sektorin e energjisë, në hekurudhat, në zhvillimin e infrastrukturës. Turqia mund të bëjë shumë në minerale dhe minerat e të tjera. Turqia ka shumë përvojë, mund të bëjë shumë.

PYETJE: A ka ndonjë përpjekje nga pala pakistaneze për t’i sjellë talebanët në tryezën e negociatave?

PËRGJIGJE: Po, kohët e fundit, Pakistani ka bërë shumë përpjekje në lidhje me këtë. Është vënë në tavolinë edhe lirimi i të burgosurve.

PYETJE: Çka për Mullah Baradar (bashkë-themelues i talebanëve afganë), të cilin Islamabadi e liroi kohëve të fundit?

PËRGJIGJE: Po, Mullah Baradar. E vetmja mënyrë që paqja të vijë në Afganistan është sjellja e të gjithëve në tryezë me mirëkuptim.

Ju nuk mund të sillni paqen vetëm duke këmbëngulur që të ketë armëpushim. Duhet të ketë masa për ndërtimin e besimit drejt paqes. Armëpushimi i Ramazanit dhe gjatë festimeve të Bajramit, mendoj se po ashtu u jep mesazh njerëzve të Afganistanit se paqja mund të arrihet shpejtë. Paqja është ajo që mund të ndryshojë jetën e tyre.

Nëse kalon përmes, mund ta kuptosh dhimbjen e njerëzve afganë. Qindra, mijëra (u vranë) në këtë luftë, kështu që populli nuk mund ta përballojë atë peshë përgjithmonë.

PYETJE: A po kërkon Pakistani partnerë të tjerë në CPEC? A ka ngritur Kina ndonjë kundërshtim ndaj përfshirjes në projektet e lidhura me CPEC-in, veçanërisht në rafinerinë e naftës në Gwadar? Cilat janë pritjet e tuaja nga Turqia në lidhje me CPEC-in?

PËRGJIGJE: Korridori Ekonomik Kinë-Pakistan filloi me rrugën nga veriu në jug deri në Gwadar. Filloi si një konceptim i lëvizjes sa i përket tregtisë.

Nëse ju kujtohet kur ne (Pakistani dhe Turqia) ishim së bashku në RCD (Bashkëpunimi Rajonal për Zhvillim i themeluar nga Turqia, Pakistani dhe Irani në vitin 1964), ekzistonte një koncept RCD autostradë që vinte nga Pakistani në Iran dhe në Turqi.

Pra, kur krijojni një autostradë, autostrada është për njerëzit dhe mallrat. Pra, CPEC po ashtu është një autostradë për njerëzit dhe mallrat. Me atë autostradë përreth, ne po kërkojmë zhvillime përgjatë kësaj rruge dhe për transportin e mallrave.

Sa i përket këtyre zhvillimeve, të gjithë partnerët e Pakistanit janë partnerë poashtu në CPEC. Nuk ka organizim formal për partneritet, por është një situatë dypalëshe. Në shumë biznese dhe insdustri, Turqia mund të na ndihmojë dhe siç thashë, përmirësimin e marrëdhënieve tregtare midis Pakistanit dhe Turqisë, një zonë investime për Turqinë, zona të biznesit për Turqinë, biznesmenët turq në Pakistan.

Ajo betonon marrëdhëniet, mendoj se është urgjentisht e nevojshme, ne do të mirëpresim pjesëmarrjen turke në korridorin CPEC.

PYETJE: Një pyetje tjetër lidhur me problemin e pazgjidhur të botës islame, pavarësisht përfshirjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Para dy ditësh ishte “Dita e Kashmirit të Zi”. Çfarë propozon Pakistani për të zgjidhur konfliktin në Kashmir? A planifikon të marrë masa për normalizimin e marrëdhënieve me Indinë? A ka të ngjarë që negociatat të rifillojnë mes dy vendeve?

PËRGJIGJE? Pakistani mendon se vetëm paqja dhe negociatat mund të çojnë në zgjidhjen e Kashmirit, bazuar në rezolutat e OKB-së. Çfarë po ndodh, ka shumë mizori në Kashmir si përdorimi i rrëmujshëm i armëve të pilulave që verbojnë njerëz. Ka bllokim të plotë të lajmeve. Çfarëdo që ka ndodhur në Palestinë, në Gaza, gjëra të ngjashme po ndodhin në Kashmir. Me justifikimin e terrorizmit, këto vende po shtypin aspiratat e njerëzve që duan çlirimin e tokave të tyre. Një luftë e tillë është e mirëpritur kudo në botë, por kudo që përfshihet gjendja e muslimanëve, bota kërkon mënyrën tjetër.

Unë besoj se çështja palestineze duhet të zgjidhet në bazë të kufijve para vitit 1967 dhe çështjet e Xhamu dhe Kashmirit në bazë të rezolutave të OKB-së. E vlerësoj mbështetjen turke që gjithmonë ngriti zërin për njerëzit e shtypur të Kashmirit të pushtuar indian.

Turqia ka luajtur një rol të mirë sa i përket Palestinës. Ngjashëm, Pakistani ka luajtur rolin e duhur sa i përket çështjes së Qipros.

Sapo qeveria aktuale erdhi në pushtet, kryeministri i Pakistanit i shkroi një letër kryeministrit të Indisë. Ai së pari ra dakord të “lejonte ministrat e jashtëm të takoheshin”, por më vonë ftesa u refuzua.

PYETJE: Cila është arsyeja e refuzimit?

PËRGJIGJE: Personale, mendoj se është politika indiane dhe kryeministri i Indisë po planifikonte zgjedhje dhe mënyra si u rrit urrejtja kundër Pakistanit, nganjëherë politikanët janë mbyllur në sloganin e tyre. Sloganet e tyre i mbajnë ato dhe nuk i lejojnë të shkojnë përpara.

Ky ishte rasti më i mirë. Gjëja më e mirë që qeveria e re mund të bëjë është kjo ofertë “të vijmë dhe të flasim”. Nëse nuk doni të flisni për shkak të këtij justifikimi, mendoj se kjo është një dëmtim i madh për njerëzit e Kashmirit nga India në papajtueshmëri për të mos folur mbi çështjet.

Në fakt, sa herë që zhvillohet ky diskutim, ata kërkojnë çështje të tjera, nganjëherë për të mos folur. Dhe, pastaj qeveria e Indisë vazhdon të këmbëngulë se “ajo duhet të jetë vetëm diskutime dypalëshe”. Ju thoni për diskutime dypalëshe, por nuk e bënë atë diskutim. Pra, unë mendoj se kjo ishte ajo që ndodhi.

PYETJA: A shihni ndonjë ndryshim në politikën e administratës Trump përballë Pakistanit?

PËRGJIGJE: Unë mendoj se ajo që po këmbëngul Pakistani është se administrata e SHBA-ve dhe Pakistani janë të interesuar të ketë paqe në Afganistan.

Së dyti, Pakistani është i interesuar për një marrëdhënie dinjitoze që unë mendoj se duhet të jetë edhe objekti i qeverisë së SHBA-ve. Pakistani është i interesuar për një marrëdhënie që çon në më shumë paqe se sa në konfrontime më të mëdha.

Besoj se ka një rivendosje të marrëdhënies sonë. Mendoj se një takim i ministrit të jashtëm të Pakistanit me homologun e tij amerikan është një shenjë e mirë.

Ne të dy dëshirojmë paqe. Mundet që pikat tona të qëndrimit janë paksa të ndryshme, por ato mund të konvergjojnë për paqe. Mendoj se është një marrëdhënie e mirë.

PYETJA: Si duhet të reagojnë vendet muslimane ndaj zhvendosjes së ambasadës së SHBA-ve në Kuds?

PËRGJIGJE: Pakistani, si e gjithë bota muslimane, nuk e ka vlerësuar këtë proces. Çështja e Palestinës u bë e komplikuar pasi SHBA-të ndërruan vendin e ambasadës së tyre në Kuds. Sepse, deri në vitin 1967 dhe pozicioni i organizave dhe vendeve islame ka qenë gjithmonë se Kudsi është një qytet i përbashkët ndërkombëtar.

Ai mund të jetë kryeqyteti i Palestinës dhe Izraelit. Ju nuk mund t’i shtypni njerëzit për një kohë të gjatë.

Një palestinez lind dhe në pesë vjet apo dhjetë vjet ata fillojnë të marrin gurë për të goditur. Për sa kohë mund të vazhdojë kjo?

Edhe në Izrael ka zëra të mirë, të cilët kërkojnë faktin se konfrontimi i këtyre.

Burimi:AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne