Presidenti palestinez shtrohet në një spital në SHBA, media izraelite: është rëndë!

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abaz është shtruar me urgjencë në një spital në SHBA.

Një zëdhënës i qeverisë palestineze bëri të ditur se Abu Mazen (nofka e Abaz) është shtruar për një vizitë rutinë në spitalin John Hopkings të Baltimorës.

Jewish Insaider, një gazetë izraelite shkroi që shtrimi u bë me ugjencë pasi kreu palestinez është në gjendje të rëndë.

“Nuk ka asgjë të vërtetë”, tha Hussein al-Shaikh, ministri palestinez.

Por sipas gazetës izraelite, një autokolonë impresionante shërbimesh sigurie është parë pranë spitalit të njohur të Baltimorës.

Aeroplani presidencial ka mbërritur në mbrëmje në Nju Jork dhe më pas mediat kanë nisur spekulimet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne