Presidenti Shqipëri-Kosovë? Ja si përgjigjet zëdhënësja e BE

Komisioni Europian ka reaguar këtë të hënë pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për një president të përbashkët me Kosovën.

Në përgjigje të interesit të gazetarëve në lidhje me këto deklarata, zëdhënësja për Politikat e Jashtme dhe Sigurinë në Bashkimin Europian, Catherine Ray u shpreh:

Deklarata që mund të interpretohen si ndërhyrje politike në vendet fqinje nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira mes fqinjëve. Bashkimi Europian pret që në të gjithë rajonin të vijojë ndërtimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunuese mes vendeve, si dhe të intensifikohet puna me programet përkatëse të reformave, për të avancuar më tej në rrugën e integrimit europian”.

Catherine Ray ritheksoi qëndrimin e Brukselit sa i takon të ardhmes së Ballkanit Perëndimor.

BE ka mbështetur vazhdimisht pajtimin dhe bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor. Këshilli Europian ka theksuar mbështetjen pa ekuivokë për perspektivën e qartë europiane të Ballkanit Perëndimor, ndaj ne do të vijojmë të punojmë me këto vende”, vijoi ajo.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne