Presidenti turk kujton tragjedinë e dëbimit me forcë të çerkezëve

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan kujtoi deportimin e popullit çerkez 154 vite më parë nga perandoria ruse.

“Me rastin e 154 vjetorit të dëbimit të popullit çerkez, e lus Allahun që ti mëshirojë motrat  dhe vëllezërit e mi çerkezë. Ne nuk e kemi harruar këtë tragjedi dhe kurrë nuk do ta harrojmë”, tha Erdogan në mesazhin e tij përkujtimor të postuar në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Gati 1.5 milion çerkezë u dëbuan nga rajoni i Kaukazit për në lindje të Detit të Zi gjatë kohës kur rajoni u pushtua nga Rusia në vitin 1864. Rreth 400,000 – 500,000 besohet të kenë vdekur./hurriyetdailynews/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne