Presidenti i Venezuelës viziton Turqinë

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro (Nicolas Maduro) ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi.

Në kuadër të vizitës zyrtare Presidenti i Republikës së Venezuelës, Nikolas Maduro u prit në takim nga ana e Kryetarit të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Ismail Kahraman.

Në kuadër të vizitës zyrtare Presidenti i Republikës Bolivariane të Venezuelës, Nikolas Maduro do të pritet në takim edhe nga ana e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Presidenti Erdoan dhe Maduro do të bisedojnë në lidhje me marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe do të shkëmbejnë mendimet për problemet rajonale dhe ato ndërkombëtare.

Gjatë takimeve dypalëshe dhe mes delegacioneve do të bisedohet në lidhje me shumë tema me në krye ato të bashkëpunimit energjetik dhe të tregtisë.

Në kuadër të vizitës do të mbahet edhe mbledhja e Komisionit të Bashkëpunimit Turqi-Venezuelë që do të kryesohet nga ministrat e Jashtëm të të dyja vendeve./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne