Presidentit të Bullgarisë nuk i pëlqen emri Maqedonia Veriore

Emri Maqedonia Veriore nuk i pëlqen presidentit bullgar, Rumen Radev.

Ai tha se nëse Bullgaria do të kishte pozicion më të sigurt, tani kryeministri bullgar Bojko Borisov do të ishte i nominuar për çmimin Nobel për paqe së bashku me kryeministrat Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras.

“Problemet që kemi ndër shekuj rëndë se mund të zgjidhen për gjashtë muaj”, tha Rumen Radev, në intervistë për radion “Darik”

Sipas tij, aktivitetet e Qeverisë bullgare në lidhje me integrimin e Ballkanit Perëndimor shkojnë shumë shpejt dhe në dëm të vendit të tij.

“Shpejtësia me të cilën qeveria nënshkroi marrëveshjen për marrëdhënie të mira fqinjësore me Maqedoninë, pa folur me Greqinë dhe pa konsensus të brendshëm, ishte praktikisht për lavdi”, tha Radev.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne