Pretendime të pabaza në mediat saudite për rastin Khashoggi

Pas reagimeve ndërkombëate në lidhje me zhdukjen e gazetarit saudit Jamal Khashogi pas hyrjes në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, në mediat saudite paraqiten akuza intensive dhe pretendime të pabaza.

Reagimet e njëpasnjëshme sidomos nga bota perëndimore në lidhje me çështjen e gazetarit saudit Khashoggi, i cili është zhdukur pas hyrjes në ndërtesën e konsullatës, ka shkaktuar habi në mediat saudite.

Mediat saudite të cilat janë nën kontrollin e qeverisë, kanë hyrë në telashe për t’i hedhur poshtë dëshmitë e zbuluara në lidhje me rastin, ndërkaq deri më tani ende nuk është bërë ndonjë lajm ku janë prezantar dëshmitë kundërshtuese.

Në anën tjetër në mediat saudite publikohen një numër i madh i lajmeve në të cilat përpiqet të mbulohet përgjegjësia e autoriteteve.

Morën në objektiv mediat ndërkombëtare

Njëra nga gazetat më të shitura saudite në gjuhën arabe, Riyadh ka publikuar në lajm me titullin “Shembja e Mediave”, ku pretendon se lajmet e publikuara në mediat ndërkombëtare në lidhje me zhdukjen e Jamal Khashoggi-t pas hyrjes në konsullatën e Arabisë Saudite “kanë marrë në objektiv të drejtpërdrejtë Arabinë Saudite”.

Në lajm pretendohet se gazeta “New York Times “me lajme të cilat bazohen në disa burime të pakonfirmuara, po ndjek një politikë armiqësore ndaj Arabisë Saudite”.

Gazetarja Macide es-Suveyyih në një media ka shkruar se të gjithë ata të cilët kanë bërë komente nëpërmjet rrjeteve sociale në lidhje me rastin e Jamal Khashoggi-t i akuzoi për llogari të dyshuara të përafërta me Katarin, Iranin dhe Turqinë.

Suveyyih tha se çështja kryesore për të cilën janë pikëlluar është që “një agjenci e rrënjosur si Reuters ka bërë lajme kundër Arabisë Saudite duke u bazuar në burime të pasigurta”. Ajo ka shtuar se edhe gazetat si “Washington Post” dhe “New York Times” kanë nxituar për të bërë lajme për “pretendimin e bërë nga Katari”.

Ndërsa Sabq, e cila është një nga gazetat ditore në Arabinë Saudite më 11 tetor ka publikuar një artikull në lidhje me rastin e Khashoggi-t me titull “Organet mediatike po e marrin në objektiv Arabinë Saudite. A është përkulur ‘Washington Post’-i përpara riyalit të Katarit?”

Në artikullin e shkruar nga Bedr el-Uteybi pretendohet se “Washington Post”, një nga gazetat më të vjetra në SHBA është blerë nga lobi i Katarit. Në artikull pretendohet se “Gazeta ‘Washington Post’ është shndërruar në një tank, i cili pothuajse e mban Arabinë Saudite në gjuajtje artilerike me historitë që citohen nga burime të pacaktuara turke”.

Pretendimi për turist u bë çështje talljesh

Në televizionin Al Arabiya me qendër në Dubai, i cili financohet nga Arabia Saudite, 15 shtetas të Arabisë Saudite që kishin shkuar në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll në të njëjtën ditë kur ishte zhdukur Khashoggi dhe të cilët pas disa orësh qëndrimi ishin rikthyer në shtetet e tyre, identifikimi i tyre si “turistë” u bë çështje talljesh.

Carl Bildt i cili më parë ishte kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Suedisë, në një postim në rrjetet sociale ka shtuar edhe lajmin e Al Arabiya ku është tallur me pretendimin për “turistë”.

“Për fat të keq ‘turistët sauditë’ pa patur mundësinë për të parë vendet që vizitohen në Stamboll, pas disa orëve të kaluara në konsullatën e Arabisë Saudite, me avionët e tyre janë rikthyer”.

Pritën ndihmë madje edhe nga i arratisuri i FETO-s

Televizioni Al Arabiya, në lajmin e saj e përfshiu edhe të arratisurin e organizatës terroriste FETO, i cili jeton në shtetin Virxhinia të SHBA-ve, Emre Uslu. Të arratisurin Uslu, i cili bën deklarata të rreme në lidhje me rastin e Khashoggit, televizioni Al Arabiya e prezantoi para publikut si akademik turk.

Deklaratat e pjesëtarit të FETO-s Uslu, të publikuara në anglisht nëpërmjet rrjeteve sociale, u transmetuan nga televizioni me titullin “Akademiku turk nuk i sheh të drejta akuzat ndaj turistëve sauditë”.

Al Arabiya po ashtu pretendon se rasti është një “fabrikim”, duke pretnduar më tej se “Në prapaskenë të rastit të Khashoggi-t ndodhet televizioni me qendër në Katar Al Jazeera dhe Shoqata e Vëllazërisë Muslimane (Ihvan) e cila nga Arabia Saudite është shpallur organizatë terroriste”.

Ndërsa në një kolumnë në Saudi Gazette, e cila publikohet në gjuhën angleze nga Arabia Saudite, e shkruar nga Halid Tashkendi pretendohet se pas zhdukjes së Khashoggi-t në Stamboll, “Regjimi i Katarit dhe agjentët e Ihvan-it kanë nisur një fushatë të lajmeve të rreme ndaj Arabisë Saudite”.

Në shkrim po ashtu rasti u përpoq që të shtrembërohet duke pretenduar se Turqia nuk është vend i sigurtë për turistët sauditë.

Personat u treguan si objektivë

Mediat saudite nuk hezituan që të tregojnë si objektivë edhe kryetarin e Shoqatës së Mediave Turko-Arabe (TAM) Turan Kışlakçı, detyra e të cilit është mbrojtja e të drejtave të gazetarëve.

Përveç Kışlakçı i cili ka njoftuar botën për ngjarjen, edhe e fejuara e Jamal Khashoggi Hatice Cengiz ndodhet në mesin e personave të cilët iu ekspozuan zemërimit të mediave saudite.

Në mesin e lajmeve të publikuara në mediat saudite thuhet se “Khashoggi nuk është takuar fare me të fejuarën e tij, se fotografitë e hyrjes së saj në konsullatë janë montazhë dhe se e fejuara e Khashoggi-t është një pjesëtar i Ihvan-it i cili në të vërtetë paraqitet nën petkun e gruas”.

“E fejuara e Khashoggi-t një pjesëtar i Ihvan-it nën petkun e gruas

Vlerësimi më i pabesueshëm nga Arabia Saudite ka ardhur nga komentuesi saudit i sportit, Salih el-Hamadi.

Hamadi në një postim nga rrjeti social ka thënë se e fejuara e gazetarit Khashoggi, Hatice Cengiz në të vërtetë është një pjesëtar i Ihvan-it, i cili ka ushtruar detyrën e ministrit në Egjipt, Muhammed Mahsub.

Hamadi ka publikuar fotografitë e Hatice Cengiz dhe të personit që thotë se i ngjan asaj, duke shtuar se “Ihvanisti ilegal Muhammed Mahsub ka dalë në shesh përsëri me emrin Hatice Cengiz duke u fshehur nën petkun e grave. Përdor makijazh dhe pudër për ta fshehur veten”.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne