Pretendimet për nxjerrjen e Gylenit nga Amerika me rrugë të jashtëligjshme nuk janë të vërteta

Ambasada e Turqisë në Uashington, në lidhje me pretendimet se kreun e organizatës terroriste gyleniste struktura paralele në shtetet (FETO/PYD), Fetullah Gylen do ta nxjerrin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë të jashtëligjshme, bëri një deklaratë ku tha: “Të gjitha pretendimet se Turqia do të zgjedhje rrugë të ndryshme duke përjashtuar superioritetin ligjor, janë plotësisht gënjeshtra, qesharake dhe të pabaza”.

Sipas deklaratës së Ambasadës, kreu i FETO/PDY, Gyleni është planifikuesi i vërtetë i tentativës së grushtit të shtetit më 15 korrik dhe me rrugët e drejtësisë pritet ekstradimi i tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Strehimi ende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së Fetullah Gylenit, që gjendet prapa të gjitha këtyre krimeve shkakton një shqetësim të thellë dhe habi tel popullit turk. Sipas krimeve të FETO/PDY dhe marrëveshjes turko-amerikane të ekstradimit, ne do vazhdojmë të punojmë nga afër me personat në institucionet amerikane në mënyrë që të kuptojnë tërësisht arsyet në lidhje me ekstradimin e Gylenit” shkruhet në deklaratën e ambasadës turke.

Në deklaratë theksohet se qeveria turke dhe populli turk presin ekstradimin e menjëhershëm të Gylenit me qëllim të procedimit të tij penal.

“Ashtu siç jemi shprehur në mars të këtij viti, të gjitha pretendimet se Turqia do të përdorë metoda të tjera dhe jo ato ligjore, janë të pavërteta, qesharake dhe të pabaza”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne