Pretendimi i ekspertit ushtarak rus: Forcat e Armatosura Turke kanë aftësi të ulëta ushtarake

Eksperti ushtarak rus, Vladimir Jevsejev deklaroi se Turqia nuk e ka pregatitur mirë operacionin ‘Dega e Ullirit’ në veriperëndim të Sirisë dhe prandaj ajo është bllokuar në fushë.

Nënkryetari i institutit BDT dhe eksperti ushtarak, Vladimir Jevsejev në mbledhjen e tryezës së rrumbullakët të Forcave të Armatosura Turke(TSK), ku u diskutua për operacionin e Afrinit, e cilësoi atë si ‘shembullin më të keq të një operacioni ushtarak’.

Jevsejev i cili theksoi se ‘operacioni nuk është pregatitur mirë’, argumentoi se: “ Forcat e Armatosura Turke nuk kishin trupa të mjaftueshme për të sulmuar rajonin dhe Forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane(ÖSO) nuk janë në gjendje për të luftuar.”

‘TURQIA DUHET TË KETË DY HERË MË SHUMË USHTARË’

Jevsejev i cili tha se numri i anëtarëve të YPG-së në rajon është midis 6 dhe 15 mijë, sipas vlersimeve të ndryshme dhe se ky numër mund të rritet deri në 30 mijë nëse mobilizohet, theksoi se jo ÖSO, por TSK në mënyrë që të arrij në Afrin , duhet të ketë 2.5 herë më shumë ushtarë por një bashkim i tillë nuk është formuar.”

Jevsejev i cili argumentoi se trupat turke përdorin rrugët tokësore për të arritur në tokën malore të Afrinit dhe se kjo nuk është një gjë ‘e menqur’, tha se: “Një njësi ushtarake në rrugë mund të ndalet lehtësisht duke shpërthyer mjetet në pjesën e përparme dhe të pasme dhe duke goditur mjetet në vargan.”

‘PO PËRPARON PA MARRË MBËSHTETJE AJRORE’

Eksperti ushtarak rus, duke i’u referuar faktit se forcat ajrore nuk e mbështetën operacionin, tha se: “Në fakt ushtria turke po përparon pa mbështetje ajrore dhe kjo situatë është një prej arsyjeve për bllokimin e saj atje.” Jevjesev gjithashtu tha se është ‘qesharake’ hedhja poshtë e mundësisë së goditjes së objektivit nga Forcat Ajrore Turke.”

Jevjesev u shpreh se: “Ushtria turke që luftoi më pak se një javë u bllokua atje. Pse? Sepse atje nuk ka në të vërtet ushtri turke. Ka ndihmë të artilerisë, ndihmë të njësisë së tankave, ndërsa njësitë që përpiqen të përparojnë në fakt nuk kanë forcë për përparim.”

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne