Pretendohet për projekt të ri të Koresë së Veriut për raketat balistike

Në Korenë e Veriut janë publikuar fotografi të cilat tregojnë projektet e një ose dy raketave të reja balistike.
Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA, ka publikuar fotografitë e liderit Kim Jong-un teksa viziton një kompleks për prodhimin e motorëve me lëndë djegëse të ngurtë për programin e raketave balistike të vendit.

Në lajmin ku paraqiten fotografitë e vizatimeve të raketave të emërtuara “Pukguksong-3” dhe “Hwasong” ose “Mars”, njoftohet se Kim iu ka bërë thirrje punonjësve të fabrikës që të prodhojnë më shumë motorë me lëndë djegëse të ngurtë dhe koka raketash.

Michael Duitsman, një prej ekspertëve të qendrës së punimeve për parandalimin e përhapjes së armëve nukleare e cila ndodhet në SHBA, ka bërë të ditur se raketa e emërtuar “Pukguksong-3” në fotografi nuk është parë më parë.

Ndërsa në anën tjetër aktivistët e Koresë së Jugut duke dërguar në Veri nëpërmjet balonave në pjesën kufitare mes dy vendeve mijëra broshura, DVD ose flash disqe synojnë që të sjellin demokracinë në këtë vend. Gjithashtu edhe personat që emigrojnë nga Veriu për në Korenë e Jugut i bashkëngjiten këtyre grupeve aktiviste.

Pasi presidenti amerikan, Donald Trump, nëpërmjet Twiterit solli alternativën për një ndërhyrje ushtarake në Korenë e Veriut, qeveria e Phenianit kërcënoi se do të lëshonte raketa në ishullin Guam të SHBA-ve në Paqësorin perëndimor, dhe më pas njoftoi shtyrjen e këtij testimi./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne