Pretendohet se Izraeli dëshiron të bëjë shkëmbim të të burgosurve me Hamasin

Pretendohet se qeveria e Izraelit pushtues dëshiron që para zgjedhjeve të cilat do të mbahen në muajin prill, të shkëmbejë me Hamasin të burgosurit e tyre, të cilët gjenden në duart e qeverisë në Rripin e Gazës.

Pretendohet se qeveria e Izraelit pushtues dëshiron që para zgjedhjeve të cilat do të mbahen në muajin prill, të shkëmbejë me Hamasin të burgosurit e tyre, të cilët gjenden në duart e qeverisë në Rripin e Gazës.

Duke folur për gazetën Al Arabi al Jadid, zyrtarët e Hamasit, emrat e të cilëve nuk janë identifikuar, kanë thënë se kanë filluar bisedimet indirekte për të bërë shkëmbimin e robërve në mes të Izraelit dhe Hamasit.

Zyrtarët e Hamasit kanë thënë se bisedimet janë bërë me ndërhyrjen e Egjiptit dhe të disa zyrtarëve evropian, dhe se qeveria e Izraelit pushtues dëshiron të arrijë një marrëveshje për shkëmbimin e robërve, para zgjedhjeve të cilat do të mbahen në muajin prill.

Shtypi izraelit vuri në dukje faktin se bisedimet për shkëmbimin e të burgosurve në mes të Izraelit pushtues dhe Hamasit, janë shfaqur në periudhën kur mbështetja ndaj kryeministrit Benjamin Netanjahu ka filluar të bie.

As Izraeli, as qeveria e Teheranit, ende nuk kanë bërë asnjë deklaratë në lidhje me lajmin e gazetës Al Arabi al Jadid.

Edhe në shtypin vendas ka pasur lajme në lidhje me atë se janë zhvilluat bisedime të tërthorta për një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve në mes të Izraelit pushtues dhe Hamasit, por nuk ishte arritur ndonjë marrëveshje në mes të këtyre palëve.

Në prill të vitit 2016, krahu i armatosur i Hamasit, Brigada Izzeddin al Qassam kishte njoftuar se i ka katër ushtarë sionist izraelit, ndërsa nuk kishte dhënë ndonjë informatë në lidhje me gjendjen e tyre.

Izraeli sionist kishte njoftuar se dy nga ushtarët në fjalë, Hadar Goldin dhe Oron Shaul kishin vdekur në luftën e Gazës në vitin 2014, por Ministria e Mbrojtjes në qershor të vitit 2017, ndryshoi statusin e ushtarëve duke i shpallur si “të humbur dhe të burgosur”.

Pala izraelite gjithashtu kishte thënë se në Gaza gjenden edhe dy qytetarë në tjerë, njëri prej të cilëve ishte Avera Mengistu, me prejardhje nga Etiopia.

Me marrëveshjen e bërë në mes të Hamasit dhe Izraelit në tetor të vitit 2011, 27 të burgosur palestinez ishin liruar në këmbim të ushtarit izraelit, Gilad Shalit i cili ishte kapur në vitin 2006.

Burimi : T.News Agency / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne