Pretendohet se Izraeli ka sulmuar me raketa aeroportin në Damask

 Pretendohet se Izraeli ka kryer sulm me raketa në aeroportin e Damaskut.

Agjencia e lajmeve SANA, duke iu referuar burimeve ushtarake, pohon se Izraeli kreu sulm ndaj aeroportit në lindje të Damaskut.

Sipas informacioneve të agjencisë, sistemi kundërajror shkatërroi një raketë. Izraeli nuk është prononcuar lidhur me këto ngjarje.

Izraeli në muajt e fundit kreu sulme të ndryshme në rajonin e Homsit, Kuneytre, Dera dhe Damaskut.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne