Prezantohet aeroplanmbajtësja e parë e prodhimit kinez

Kina ka lëshuar në ujërat e saj aeroplanmbajtësen e parë që është prodhuar brenda Kinës, duke zgjeruar flotën e saj.

Aeroplanmbajtësja e re, emri i së cilës ende nuk është zbuluar është zbuluar, është transportuar nga toka në ujë në pjesën verilindore të Kinës. Kjo anije është shumë më e madhe se Liaoning, aeroplanmbajtësja e parë kineze e cila ishte prodhuar nga Bashkimi Sovjetik. “Krenaria” e re kineze peshon plot 70 mijë ton, është e gjatë 315 metra dhe e gjerë 75 metra. Megjithatë, kjo aeroplanmbajtëse nuk pritet të futet në funksion të plotë deri në vitin 2020, pasi duhet të instalohen të gjitha pajisjet e nevojshme. Aeroplanmbajtësja kineze ka hapësirë të mjaftueshme për fluturime dhe aterrime të dhjetëra aeroplanëve luftarakë. Ndërkaq hangarët e ndërtuar në thellësi të anijes mund të “strehojnë” nga 28 deri në 36 aeroplanë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne