Priftërinjtë katolikë në Poloni djegin librat për fëmijë

Priftërinjtë katolikë në veri të Polonisë dogjën librat, duke përfshirë një seri librash rreth magjistarit Harry Potter dhe gjëra të tjera të pretenduara nga pronarët e tyre se ata përmbajnë forca të këqija.

Imazhet e djegies në Gdansk u botuan në Facebook nga një fondacion katolik që përdor metoda të pazakonta të punës fetare, raporton AP.

Fondacioni tha se djegia e librave duhet të paralajmërojë anëtarët e famullisë për ndikimet e këqija që “vijnë nga magjia dhe okultizmi”.

Komentuesit në Facebook dënuan djegien e librave duke thënë se ajo përkujton zhvillimet e njëjta që ndodhën në Gjermaninë Naziste para Luftës së Dytë Botërore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne