Prifti katolik Jean-Claude Faveyrial: Perandoria Osmane shpëtoi racën shqiptare

Duke filluar nga shek. XIII, mbretërit serbë nga dinastia Nemanja punuan për ta zhvendosur epiqendrën e shtetit të tyre nga Rasha në drejtim të viseve të pasura të Kosovës. Qytetet të tilla si Shkodra, Prizreni, Prishtina e Shkupi, u bënë me dhunë në kohë të ndryshme seli të oborrit serb.

Një tjetër qendër e rëndësishme e Kosovës, Peja, prej mesit të shek. XIII u kthye në qendër të kishës autoqefa…le serbe.

Duke filluar nga gjysma e dytë e shek. XIII serbizohen kishat e manastiret e Kosovës dhe ndërtohen shumë kisha të reja të cilat u pajisën me fonde të mëdha tokësore.

Zhvendosja e qendrave të gravitetit të shtetit serb drejt jugut u shoqërua me dukuri të tjera të natyrës shoqërore e etnike, të cilat qenë më të dukshme në Kosovë. Një pjesë e aristokracisë vendase u shpronësua e u zëvendësua nga aristokracia serbe e tokës, laike e sidomos fetare.

“Përsa i përket pushtimit të Shqipërisë nga Otomanët, edhe pse duket i dënueshëm për gjatë kohëve në këndvështrimin e patriotizmit shqiptar, ne do të shohim shumë shpejt se pa atë, raca shqiptare do të zhbëhej nën trysninë e dyndjeve të racës sllave. Na duket se raca shqiptare i detyrohet pushtimit turk për mbijetesën e saj. E ardhmja do të tregojë se cilat ishin qëllimet e Zotit, i cili bëri të mundur ruajtjen e kësaj race kaq të lartë.” – citat nga vepra “Historia e Shqipërisë”, veprës së parë historiografike mbi Shqipërinë, të autorit priftit katolik francez, Jean-Claude Faveyrial./ Shekulli Agency

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne