Prifti kujton historinë: Shqiptarët vetëm me Rusët kanë marrë frymë lirisht…

Profesori Pirro Prifti i ftuar në studion e 360gradë me Artur Zhejin në Ora News, duke komentuar rizgjedhjen e Putinit në Rusi dhe ndikimin në Ballkanin Perëndimor, tha se shqiptarët dhe rusët nuk kanë pasur ndonjëherë ndonjë përplasje.

Madje sipas Priftit Ballkani ka marrë frymë për herë të parë me ndihmën e Rusisë.

“Votat e emigrantëve rusë për Putinin ishin shumë më të mëdha sesa populli rus.
Putinizmi, ky president ka arritur që ta forcojë Rusinë. Në vitin 1989 pati një ulje të GDP-së, ndërsa deri para se të prishej me Obamën kishte arritur kulmin. Sot pas masave shtrënguese të BE dhe SHBA-së u ul sërish”

“Nuk ka patur ndonjëhere ndonjë përplasje mes rusëve dhe shqiptarëve, përveç rastit me Enver Hoxhën.
Hera e parë që popujt ballkanikë morrën frymë, ishte me traktatin e Shën Stefanit me Perandorinë Osmane”, u shpreh Prifti.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne